
Për informacion më shumë, nisur nga kënga e Ariana Grandes dedikuar gjithë partnerëve të mëparshëm “Thank You, Next”, menduam të realizonim një sondazh në lidhje me raportin tuaj me ish-partnerët, ndërkohë që në Instagram-in e @anabel_hostel, ju pyetëm se për çfarë do ta falenderonit ish-in.
Referuar një tabloje të përgjithshme, situata nuk është dhe aq keq, ose jo aq keq sa prisnim. I kemi ndarë në disa kategori bazuar tek sondazhi dhe “falenderimet” në Instagram. Fillojmë.
Kategoria e parë a.k.a “E urrej me gjithë shpirt”, në total 36%:
- “Hey, më ka lënduar...nuk e kam falur!” (8%)
- “As nuk dua ta shoh me sy fare” (6%),
- “Më neveritet, ndërroj rrugë kur e shoh” (3%),
- “NUK kam punë fare, shyqyr m’u hapën sytë o Zot” (19%)
Njerëzit e kësaj kategorie janë ndarë me sherr, kanë bërë çfarë kanë mundur për t’i nxirë jetën njëri-tjetrin, nuk kanë gjetur paqe derisa kanë shfryrë gjithë dufin dhe në fund kanë falenderuar Zotin (ose gjithçka tjetër) që ai/ajo u zhduk njëherë e përgjithmonë.
Kategoria e dytë a.k.a “Varja atij muhabeti, e rëndësishme është që jemi ok” në total 25%:
-“I kam fshirë numrin, s’kam më punë” (25%)
Në këtë kategori, përfshihen të gjithë ata që ndoshta nuk kanë mbetur shokë, ama s’janë as armiq. Ruajnë një raport “të ftohtë”, mund të mos përshëndeten, megjithatë nuk e ndërrojnë rrugën gjithsesi.
Kategoria e tretë a.k.a “Marrëdhënia perfekte” në total 29%:
- “Vërtet u ndamë, por jemi shokë” (12%)
- “Shkëmbejmë disa mesazhe për festa” (12%)
- “Bëjmë seks me raste” (5%)
Zakonisht marrëdhënie të tilla konsiderohen perfekte. Ata nuk mbajnë mëri me njëri-tjetrin, ndodh që të ruajnë edhe raporte shoqërore dhe flasin përherë me përzemërsi. Fundja, gjithçka i përket të kaluarës. Me raste, kur kanë kaluar shumë vite bashkë dhe s’kanë gjetur ende një dashuri tjetër, shërbejnë edhe si “friends with benefits” (bëjnë seks me raste).
Kategoria e katërt a.k.a “Zemërthyerit” në total 10%:
- “E dua, ende pres që të kthehemi bashkë” (10%)
Për arsye të ndryshme, të paktën njëri prej partnerëve ka ende ndjenja për tjetrin dhe shpreson se mos rikthehen sërish bashkë. Zakonisht këtu ka zhgënjime të shumta, lot, këngë ndarjesh çdo natë etj.
Meqë ra fjala, ja një përmbledhje me “Për çfarë do ta falenderonit ish-in”.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.