Teksa flasim, po qarkullojnë kudo në internet foto të Mimoza Shkodrës dhe Adrian Gaxhës të veshur si nuse e dhëndër. Të gjendur në një ceremoni të vërtetë martesore, gjithçka duket kaq reale.
Sikur të mos mjaftonte hutimi i publikit, Gena postoi këtë foto në Instagram Story ku shkruan:
“I martuam dhe Mimoza Shkodrën dhe Adrian Gaxhën. Të na trashëgohet çifti.”
Sigurisht nisur nga fakti që pak kohë më parë Shkodra i dha fund fejesës 1-vjeçare me Seldi Qalliun, fotot nxitën reagime të shumta.
Tani, si qëndron e vërteta?
Qetësohuni, nuk ka dasmë!
E gjitha kjo është bërë për hir të emisionit të përvitshëm “Op Labi Party”, moderuar nga Labinot Gashi.
“Op Labi Party” bën bashkë figura të shumta publike që mblidhen për të festuar festat e fundvitit.
Të gjithë fotot e mësipërme janë shkrepur gjatë xhirimeve.