Familja Kardashian – Jenner uroi ndjekësit përmes një kartoline ku shfaqet pjesa më e madhe e familjes, megjithëse ka mungesa!
Siç mund ta kuptoni (ose jo) mungon Kendall Jenner, Kris Jenner, Kanye West, Travis Scott dhe Tristan Thompson.
Duke përjashtuar tre të fundit, mungesa e Kendall-it dhe Kris-it ngriti dyshime. Megjithatë Kim sqaroi gjithçka.
“Krishtlindje 2018. Këtë vit, ne pritëm deri në minutën e fundit për të realizuar një kartolinë. Axhendat ndryshonin, burri im ishte sa brenda dhe jashtë qytetit. Kendall dhe nëna ime nxituan për një takim, kështu që kjo është ajo kemi. [U munduam të ishim] sa më shumë prej nesh. Gëzuar.”
Si për të thënë që gjithçka është ok, Kendall photoshop-oi fytyrën e saj në kartolinën e mësipërme.