Shtepia VIP

Brenda shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel

5 Janar 2019

Brenda shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel

Kjo është shtëpia e kryeminstrit Rama në Surrel, por ju me siguri e dini. Përflitet shpesh, mjaftueshëm shpesh sa ta njihni. I ftuar në “Xing me Ermalin,” Rama solli vetë dy foto nga brendia e shtëpisë dhe le të themi që për çudi, është fiks siç e kemi imagjinuar.

E para është kjo foto e dhomës së gjumit, e cila është më e madhja e shtëpisë. Dhoma ka dritë të bollshme natyrale dhe Rama është goxha i rrëmujshëm.

Brenda shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel

Fotoja e dytë është realizuar në një dhomë të shkretë, ku vihen re tuba e materiale industriale, e cila në të ardhmen do të shndrrohet në studion e Ramës. Artisti mbetet artist. Ai s’ka ndërmend ta bëjë përjetë këtë punë.

Brenda shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel

“Shtëpia është shumë e mirë, nuk ka salltanete të mëdhaja se unë nuk i kam qejf ato me gips, me luanë, me krokodilë, etj. etj. Nuk dua nga ato pllakat që kur futesh në shtëpi është si të hysh në disko.

Në shtëpi ka edhe dy dhoma gjumi të tjera si ajo që pamë. Tani një shtëpi që u bë falë gruas sepse po të mos ishte ajo nuk bëhej. Se unë kam jetuar me teorinë që vijmë vetëm dhe ikim vetëm nga kjo botë. Kështu që shtëpia është vetja. Mirëpo kur martohet njeriu mblidhet dhe ishte gjithë merita e Lindës që u bëra dhe unë me shtëpi,” tha Rama.