Mendja

Ç’do të thotë të jesh bipolar

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2019

Ç’do të thotë të jesh bipolar

Çrregullimi bipolar është një sëmundje e karakterizuar nga episode të përsëritura manie (dhe/ose hipomanie) dhe depresioni.  Shkaku është i panjohur, por me shumë mundësi ndikojnë faktorët gjenetikë, biologjikë dhe mjedisorë.

Llojet e çrregullimit bipolar

Çrregullimi Bipolar Lloji I

Personat që vuajnë nga Bipolar I kanë përjetuar të paktën një episod manie, zakonisht i paraprirë ose i pasuar nga episode hipomanike ose depresive.

Çrregullimi Bipolar Lloji II

Personat që vujanë nga Bipolar II kanë përjetuar të paktën një episod hipomanik, të paktë një episod depresiv, por asnjë episod manik.

Çrregullimi Ciklotimik

Personat që vuajnë nga Çrregullimi Ciklotimik (ose Ciklotimia) përjetojnë luhatje humori më pak ekstreme se ato të Bipolar I ose II.

Personat që vuajnë nga cilido çrregullim bipolar mund të mendojnë ose tentojnë vetëvrasjen. Nëse trembeni në mos ju a dikush tjetër mund të lëndojë veten, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

Ç’është mania dhe hipomania

Mania

Pamundësi për të funksionuar normalisht

Ndonjëherë, ka nevojë për trajtim spitalor

Episodet zgjasin të paktën një javë

Episodet më intensive mund të përfshijnë simptoma psikotike si deluzione dhe haluçinacione

Hipomania

Humori i ngazëlluar nuk ndikon negativisht në punë a evente shoqërore

Simptomat mund të trajtohen nga vetë pacienti

Episodet zgjasin të paktën katër ditë të njëpasnjëshme

Episodet nuk përfshijnë simptoma psikotike

Personat me çrregullimi bipolar mund të jetojnë jetë normale e produktive për sa kohë sëmundja trajtohet në mënyrë efektive. 1-2 persona nga 100 vuajnë nga çrregullimi bipolar në gjithë botën. Burrat dhe gratë ndikohën njësoj, edhe pse mund të duhen deri në dhjetë vjet për një diagnozë të saktë.

Nëse mendoni se jeni bipolarë, drejtohuni psikiatrit, psikologut a terapistit për ndihmë të specializuar.