Mbrëmjen e sotme, në orën 21:00, livestream në Facebook – Revista Anabel dhe YouTube – Anabel Entertainment do të transmetohet episodi i tetë i “Hostel by Anabel”. Nisur nga videoja përmbledhëse e postuar disa orë më parë në llogarinë zyrtare të Instagram-it @anabel_hostel, programi premton vërtet shumë.
Në rubrikën “Me Provë” vajzat do të shkojnë në fabrikën e përpunimit të qumështit “Lufra”, ku aktivitetet do të jenë nga më të ndryshmet.
Mjelje lope, transportim malli dhe shumëçka tjetër.
Nga ana tjetër, “Anabel Lab” do të sjellë në fokus shoqërinë e dy djemve dhe dy vajzave. Përmes pyetjeve të bëra, të rinjtë do të zbulojnë një tjetër anë të shoqërisë së tyre.
#LoveLikesTirana: Zoi ritakon pronaren e televizionit dhe fjalët e kësaj të fundit janë nga më të mirat. Ç’po ndodh?
Elio dëgjohet teksa pyet "Si e kishte emrin ai?", por për cilin bëhet fjalë?
Këto dhe të tjera i zbuloni sonte!