Hostel by Anabel

Pse vajzat tërhiqen nga djemtë e ngjashëm me babain

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2019

Pse vajzat tërhiqen nga djemtë e ngjashëm me babain

“Ke folur fiks si babi im,” i tha Luna Klajdit në serinë e fundit të #Love #Likes #Tirana. Në një mënyrë apo në një tjetër, është e dukshme që Klajdi ka shumë tipare të ngjashme me babain e Lunës, i cili mund t’i ketë të gjitha përveç dashurisë dhe respektit për nënën e saj. Koncepti që vajzat tërhiqen nga partnerë të ngjashëm me babain e tyre nuk është i panjohur.

Pse vajzat tërhiqen nga djemtë e ngjashëm me babain

Sigmund Freud formuloi në vitin 1899 konceptin e kompleksit të Edipit, bazuar në mitin e Edipit, i cili vrau të atin dhe u martua me të ëmën. Carl Jung formuloi kompleksin paralel, atë të Elektrës që përshkruan ndjenjën e konkurrencës së vajzës me mamanë për të fituar dashurinë e babait. Thënë këto për të treguar se fenomeni i fëmijëve që tërhiqen nga partnerë të ngjashëm me prindërit studiohet prej kohësh.

Pse vajzat tërhiqen nga djemtë e ngjashëm me babain

Studime të shumta kanë treguar se pjesa dërrmuese e vajzave priren të zgjedhin një partner të ngjashëm me babain, duke filluar nga ana fizike e deri tek ajo emocionale. E njëjta gjë ndodh edhe nëse marrëdhënia me prindërit ka qenë e komplikuar.

Figura e babait ndikon në mënyrën si vajzat dhe gratë e perceptojnë një marrëdhënie.

Pse vajzat tërhiqen nga djemtë e ngjashëm me babain

Nuk përjashtohen rastet e kundërta, por instiktivisht njerëzit priren të jenë në kontakt me diçka të njohur. Për shembull, nëse babai është i painteresuar për familjen, ka më shumë gjasa që vajza të tërhiqet nga djemtë egoistë, të pandjeshëm dhe aspak besnikë.