Siç mund ta keni vënë re nga disa postime në Instagram Story:
mbrëmjen e djeshme, Megi Pojani dhe motra e saj, Ina festuan ditëlindjet në një mbrëmje që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, ku pati valle,
striptiste
dhe shumëçka tjetër.
Ajo që tërhoqi vëmendjen qe Ana Haxhimali, që në fakt nuk ishte fare e pranishme dhe sigurisht e gjitha kjo nuk mund t’u shpëtonte disa syve të mprehtë.
Kështu nisën aludime të ndryshme duke besuar që e gjitha kjo ishte prova e gjallë që diçka nuk shkonte në këtë mes.
Në fakt, teksa vajzat festonin ditëlindjen e radhës, Ana gjendej në UNUM Festival, mbajtur në Ranën e Hedhun, Shëngjin, arsyeja përse nuk mundi dot t'u bashkohej festimeve.