Letra e ditës

Letrat tuaja: I dashuri më kërcënon me vetëvrasje nëse e lë

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Letrat tuaja: I dashuri më kërcënon me vetëvrasje nëse

Dje, në Facebook e shndërruam inboxin tonë në një hapësirë ku kushdo mund të qante një hall. Në morinë e problemeve shëndetësore dhe dilemave të emigrimit, vendosëm të veçojmë letrën e mëposhtme. Një vajzë e re kërcënohet nga i dashuri me vetëvrasje nëse ajo i jep fund lidhjes.

"Jam e lidhur me një djalë prej gati një muaji, mirëpo, unë nuk ndihem rehat. Nuk ndjej dashuri për të dhe dua të ndahem. Ai më thotë se nëse nuk funksionon edhe kjo lidhje, do të vrasë veten. më thotë se më do shumë dhe se nuk rri dot pa mua. Më pyet pse po ia bëj këtë. Më thotë ‘më duaj sa të jem gjallë.’ Pak minuta më parë më shkruajti motra e tij, më pyeti nëse di gjë çfarë ka ai sepse është bërë dyll i verdhë." - anonime

Një rast i ngjashëm u diskutua edhe marsin e vjetshëm. Për të lexuar historinë e atëhershme dhe përgjigjen e psikologes Imo Alikaj, klikoni këtu.