Hostel by Anabel

Rrëfehen vajzat: Eksperienca jonë në #Love #Likes #Tirana

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2019

Rrëfehen vajzat: Eksperienca jonë në #Love #Likes #Tirana

Siç rrëfeu producentja ekzekutive Dalina Buzi, seriali #Love #Likes #Tirana erdhi shumë rastësisht. Buzi lexoi një libër skenari dhe më pas e gjithë puna krijuese rrodhi vetë.

Teksa u përqëndruan në disa momente specifike, vajzat kujtuan dhe komentuan diçka më shumë rreth përfshirjes së tyre në këtë projekt.

Rrëfehen vajzat: Eksperienca jonë në #Love #Likes #Tirana

Alberta tregoi se në fillime pati shumë vështirësi për t’u përfshirë në rolin e Irisit, ku kjo e fundit është tepër e hidhur dhe e zhgënjyer nga jeta.

Dea tregoi se kur mësoi për rolin e Lunës, në fillim ishte pak skeptike, nisur nga fakti që do të cilësohej si dashnorja.

Rrëfehen vajzat: Eksperienca jonë në #Love #Likes #Tirana

Megi ndërkohë sqaroi se me Zoin ndihej vetja dhe se nuk do të mundte dot të dilte nga natyra e saj nëse do t’i ofrohej diçka tjetër.

Rrëfehen vajzat: Eksperienca jonë në #Love #Likes #Tirana

Violës gjithashtu iu desh shumë punë e ndërsa Ana foli rreth rolit të Xhenit, një rol i  trajtuar shumë normalisht në serial [siç duhet të jetë]. Haxhimali kujtoi edhe momentin e puthjes me vajzën tjetër, që sigurisht tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.