Për shkak të një problemi teknik në YouTube, finalja e #Love #Likes #Tirana, që është publikuar gjithnjnë në orarin e përcaktuar, nuk mundi të transmetohej sot livestream. Produksioni i serialit bën me dije se në YouTube po hasen vështirësi të përsëritura me ngarkimin e videos.
“Në pamundësi për t’ju thënë orën e saktë të transmetimit në këto momente dhe për të shmangur ndonjë problem tjetër, kemi vendosur me keqardhje që transmetimin e serisë finale të #Love #Likes #Tirana ta shtyjmë në datën 3 korrik, ora 21:00,” shprehet produksioni.
Ne ndërkohë po marrim të gjithë kohën e duhur që të sigurojmë një mbarëvajtje të transmetimit ditën e nesërme.”