Hostel by Anabel

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion kinematografik

Shkruar nga Anabel

4 Korrik 2019

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion

Mbrëmja e djeshme solli finalen e sezonit të parë të serialit #Love #Likes #Tirana, pjesë e “Hostel by Anabel” dhe i pari në llojin e tij për Shqipërinë. Përgjatë 80 minutave transmetim, me një shikueshmëri maksimale, prodhimi në fjalë i “Anabel Entertainment” mundi të siguronte kritika pozitive, për linjën e zhvillimit të ngjarjeve, perceptimin e  situatave, trajtimin e çështjeve delikate dhe risitë e sjella.

Në mesin e komenteve të shumta, web- series #LLT cilësohet si një revolucion kinematografik për shoqërinë shqiptare.

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion

“Ishte revolucion, ishte realitet në çdo skenë apo fjalë. Çdokush nga ne mund të gjejë veten dhe ishte e shpalosur në serial aq bukur, aq afër nesh.” shkruan dikush.

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion


“Realisht te seriali kam gjetur copëzat e Tiranës, të jetës sime, të mendimeve e gjërave që kam kaluar dhe kam përfunduar çdo episod duke qeshur e qarë, me një shije që zgjat.” shprehet një tjetër ndjekëse.

Pa shkuar më tej, le të qëndrojmë për pak te finalja. Ç’përcolli ndryshe nata e djeshme e #LLT- së?

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion

Ndryshe nga klisheja e fundit të lumtur, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se jo rrallëherë jeta na mban larg njerëzve që duam. Mbrëmë u mësuam me skenarin realist të jetës së vërtetë; atë ku dy njerëz pëlqehen, ndjejnë, ka kimi mes tyre por jo domosdoshmërisht ndreqin e kapërcejnë gjithçka, për të përfunduar bashkë.

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion

Ndoshta palët kanë nevojë për të njohur veten, për të jetuar veçmas, për të ikur larg. Ndoshta aq ishte, ndoshta jo. Kush e di!

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion
 
Çfarë la vend për vlerësime pozitive ishte përmbyllja e raportit Zoi- Luna, gruaja- dashnorja! Në një shoqëri ku gjykohet, kryqëzhet dhe përbuzet “e treta”, seriali dha një mbyllje të paimgjinueshme. Dy pole të kundërta, që vlerësojnë njëra- tjetrën dhe i urojnë më të mirën.

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion
 
Mungesa e cinizmit qe një tjetër pikë e fortë e finales. Le të jemi të sinqertë, do të ishte deri diku patetike dënimi apo vuajtja me vetmi e “të keqit” të serialit, Klajdit. Në jetën e vërtetë, atë pas shkëlqimit të kamerave, natyra të ngjashme ia dalin fare lehtë t’i shërojnë plagët e marra. Si? Me një tjetër romancë!

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion
 
Problemet familjare janë një tjetër çështje ku duhet të ndalemi. Një familje- fantazmë, e kamur, në dukje perfekte por plot drama dhe pa lumturi. Në Shqipëri, vendin ku gratë vetësakrifikohen në emër të fëmijëve, mamaja e Lunës dhe Elios zgjodhi të bënte atë që ndoshta duhet ta kishte bërë kohë më parë. Ti jepte vetes një shans të dytë!

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion
 
Romanca dhe pozitiviteti përshkoi skenarin falë katër personazheve të tjerë; çiftit Ledia- Landi dhe Erion- Iris. Në finale zuri vend tema e abortit si dhe ngriti krye dëshira e dy partnereve Xheni- Sara për të patur një fëmijë.

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion
 
Të kushtuarit rëndësi çdo personazhi të mundshëm ishte një tjetër arsye përse suksesi i finales numëron aktualisht afro 114 mijë views në YouTube. Aq sa dikush mendoi se mbrëmë,  protagonistja e vërtetë ishte Lina.
 Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion

Përkrahja thuajse unanime e këtij projekti nga ana e publikut, reflekton etjen e këtij të fundit për seriale, filma (apo çfarëdolloj prodhimesh) që para së gjithash janë të vërteta, por nga ana tjetër përpiqen ta edukojë turmën e t’ia çelin mendjen duke përcjellë mesazhe të njerëzishme.

“#LLT trajton të përditshmen e Tiranës, një Tiranë që shumë pak portretizohet në prodhime kinematografike/televizive, por është Tirana që unë njoh, gocat e Anabel njohin dhe të gjithë aktorët pjesëmarrës. Është Tirana e dashurive, ndarjeve, problemeve në familje, në karrierë, Tirana (edhe) e një mentaliteti modern. Tirana ku njerëzit kërkojnë veten dhe njëri- tjetrin. Por më e rëndësishmja, është një Tiranë ku jetohet dhe shpresohet dhe nuk ka zgjidhje të shkurtra si “largimi” për të gjithë. “ u shpreh muaj më parë, krijuesja dhe producentja ekzekutive e #LLT- së, Dalina Buzi, në një intervistë për Anabel.al.

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion

Ç’është e drejta, i gjithë Hosteli mundi të sillte një frymë moderniteti. Rubrikat si “Me Provë” apo “Anabel Lab” guxuan të trajtonin tematika nga më të ndryshmet: dhimbjet e lindjes, depilimi i burrave, të jetuarit në konvikt, në shtëpinë e të moshuarve e shumë të tjera.

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion

Shqiptarët në një mendje: #Love #Likes #Tirana, revolucion

Teksa së shpejti pritet të nisin xhirimet e sezonit të tretë të “Hostel by Anabel”, kujtohuni se: 
 

“Të gjithë ne, përfshirë edhe mua, jemi gjendur në një moment debati me veten “Të rri apo të iki nga ky vend?”, por besoj se ka një shpresë, përtej të vërtetave të hidhura që na vijnë nga politika, kronika dhe ekonomia, mjafton të ndryshojmë perceptimin tonë në raport me veten dhe me atë çka duam.”    -  Dalina Buzi, mars 2019