Letra e ditës

Për burrin që dashuroj, nga 'vajza që gjithmonë pret'!

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2019

Për burrin që dashuroj, nga 'vajza që gjithmonë

Të dua. E di që edhe ti e di këtë. Por a e di ti ç’lloj dashurie është kjo që kam unë për ty? Është nga ajo dashuri që të çjerr zemrën, është dashuri e tipit “s’dua të jem pa ty, por do të përshtatem nëse duhet të jem pa ty”. Është ajo lloj dashurie që s’e përshkruaj dot; ai s’ishte fare tipi im, as nuk ishte i sjellshëm shumë me mua, por s’e di pse më ndodhi dhe jam e sigurt që s’do të ndjej më kurrë diçka si kjo. Ndjenjat jo gjithmonë janë të mira. Ndjej që dua pa pasur në fakt dikë që ta dua. Unë jam në opsion ndërkohë që ti ke qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë. Dashuria është në gjërat e vogla zemra ime dhe gjithçka unë kam marrë nga ty kanë qenë “të dua”, por asnjëherë vepra dashurie.

Gabimet e tua janë gjithmonë të falshme, ti që dashur pa dashur fshin nevojat e mia dhe unë që përgjigjem gjithnjë me “s’ka gjë”, kur në fakt ka. Unë vdes nga pak në çdo premtim a kërkesë  tënden të pambajtur. Jo vetëm që vë në dyshim vlerat e mia, por sakrifikoj veten në të shumtën e rasteve. Në fakt, e di që pjesërisht është faji im që e lejoj këtë, por gjithnjë më mban gjallë shpresa se po më dëgjon dhe po merr në konsideratë ndjenjat dhe dëshirat që unë kam. Dhe që të dy e dimë që unë i meritoj.

Çdo ditë unë sakrifikoj dëshirat e mia ndërkohë që jeta jote vazhdon. Të shoh teksa ndërton me dikë tjetër atë që unë dua kaq shumë ta ndërtoj me ty. Të shoh teksa ndan ato eksperienca që unë dua të ndaj me ty. Teksa shoh tët bir të rritet, pres rradhën time, ndoshta një radhë që s’do më vijë kurrë; sepse unë jam e vetëdijshme për gjërat që mund të na ndodhin në jetë, po ti a je?

A e di ajo që ti do dikë tjetër dhe që i ke bërë premtime për një jetë ku ai nuk bën pjesë? Vë bast që jo! U lodha duke pritur një radhë që s’duhet ta kisha pritur që prej fillimit sepse në një pikë unë isha në vend të parë dhe mund të vazhdoja të isha.

S’jam e sigurt nëse vajza për të cilën ti je i sigurtë do të jetë gjithmonë aty për ty. Unë s’mund të jem arratisja jote nga një marrëdhënie që të dy e dimë që është jo-funksionale. Nuk mund të mbledh më dhimbje, kur e di që mund ta çliroj atë. Unë pres çdo ditë për atë aktin e madh të dashurisë që unë mendoj që vjen shumë natyrshëm. Pres ditën kur ti të më thuash se çdo gjë u zgjidh dhe se më në fund do të mund të jemi bashkë. Se pavarësisht të gjitha situatave, ti dhe unë mund ta bënim marrëdhënien tonë të funksiononte dhe të ishte e vërtetë.

Po mendoj për gjithë gjërat që mund të bënim. E di që s’do ishte perfekte, por mendoj se gjërat e vogla do ta mbanin gjallë këtë dashurinë që s’erdhi kurrë. Lulet e padërguara, mesazhet dhe thirrjet e injoruara, gjithë filmat që nuk pamë bashkë, të gjitha këto më kaluan para syve tani. Ti s’bëre asnjë nga këto shfaqje sado të vogla dashurie, por gjithsesi unë s’po të vendos një ultimatum. Në fund të ditës është zgjedhja ime: të pres për diçka që ndoshta s’do të vijë kurrë apo të shoh përpara dhe të pendohem që s’rrezikova gjithçka?

Harrova! Harrova që unë isha gati t’i rrezikoja të gjitha, tani është radha jote. Nëse vërtetë më do kaq shumë, s’do të më lësh të shkoj dhe nëse jo më mirë të jem vetëm sesa e një e dashuruar e vetme.  Sot, po marr hapin e parë për të mos qenë më “vajza që pret”. Uroj vetëm që çdo film që do të shohë tani t’ja vlejë më shumë se sa ndjesia që përjetoj kur shkoj në kinema e vetme.