Siç mund ta keni lexuar, përpos “Mbretit Luan”, Disney do të sjellë një tjetër film të famshëm në fund të viteve '80 (1989) përmes efekteve CGI (computer-generated imagery; efekte dhe imazhe speciale të krijuara nga softueri kompjuterik). Bëhet fjalë për “Sirenën e Vogël” (The Little Mermaid).
Kush do të luajë kë?
Ariel – Halle Bailey/ Reagimet kanë qenë të ndryshme, ku disa nuk kanë qenë dakord, ndërsa për disa të tjerë Halle është e duhura.
Halle Bailey as little mermaid drawn by me #HalleBailey pic.twitter.com/XNlCHyiY6k
— Aee (@aGee316) July 9, 2019
Princi Eric – nuk ka ende një emër zyrtar, por thuhet se do të jetë Harry Styles.
Flounder – Jacob Tremblay i filmin “Room”.
Ursula, shtriga e detit – Melissa McCarthy
Scuttle – Awkwafina e “Crazy Rich Asians”
Kur do ta shohim?
Fatkeqësisht, Disney ende nuk ka nxjerrë një datë konkrete. Produksioni dhe xhirimet thuhet se do të nisin në prill të 2020-s, por sigurisht, në vijim do të ketë informacione më të detajuara.