Gjithë fansat e Chiara Ferragni-it, po presin (përveç fotove me Leo-n) me entuziazëm dokumentarin e saj të titulluar “Unposted” (Të papublikuarat).
Ky projekt/film sjell gjithçka që bota nuk di për bloger-en me famë botërorë. Si ja doli të jetë ajo që është sot? Ç’bëri Chiara ndryshe nga të tjerat për t’u quajtur një prej njerëzve me më shumë ndikim në Instagram?
Ashtu siç vetë bloger-ja italiane ka treguar, ky dokumentar do të rrëfejë gjithë rrugëtimin e saj, që prej fëmijërisë e deri më sot, që ndiqet nga 17.2 milion njerëz nga e gjithë bota dhe zotëron biznese të suksesshme që mbajnë emrin e saj.
Orë më parë, Ferragni postoi në llogarinë e saj një video, teksa e përlotur ndan me ndjekësit ndjesitë e para pasi kishte parë dokumentuarin.
View this post on Instagram
“Për muaj me radhë e kam pritur këtë moment: pak ditë përpara prezantimit të dokumentarit që është bërë rreth jetës sime. Si do të ndihesha? A do të isha e lumtur? Krenare? E frikësuar? E emocionuar? Të krijoja këtë ka qenë projekti më sfidues i gjithë jetës sime. Të lija dikë tjetër, regjisoren Elisa Moruso të rrëfente historinë time duke hyrë thellë në çdo eksperiencë timen, ishte e frikshme, por më ndihmoi.
Të jem e aftë t’ju tregoj se si nisi biznesi im 10 vite më parë dhe se nuk është gjithçka ajo foto e lezetshme që unë postoja, kjo ka shumë rëndësi për mua. Dua t’ju tregoj se dedikimi, puna e palodhur dhe besimi tek vetja do t’ju shpërblejnë gjithnjë. Në të njëjtën kohë mua më ndihmoi dhe fakti që nuk kisha frikë të flisja hapur për gabimet që kam bërë gjatë rrugës, apo për njerëz më kanë rrëzuar dhe për gjihë pasiguritë e mia. Këtë video e kam xhiruar në prill të 2019-ës pasi pashë për herë të parë dokumentarin tim.
Isha shumë e emoionuar dhe pafund e lumtur. Faleminderit që më lejuat ta shijoj këtë moment dhe më dhatë fuqinë të tregoj historinë time. Uroj që ky dokumentar t’ju frymëzojë për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe të besoni në vete, kundër gjithë botës!”-shkruan Ferragni dhe komentet e ndjekësve ishin pafund.
Dokumentari-film do të shfaqet në kinematë italiane në 17, 18, 19-të shtator.