Showbiz dhe TV

‘Do të dua gjithmonë’: Kjo besohet që është biseda e fundit e Keisit dhe Stresit

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2019

‘Do të dua gjithmonë’: Kjo besohet që është

Siç duket, Stresi dhe Keisi preferuan të mos shprehen hapur për ndarjen e tyre, megjithatë kjo nuk i pengon njerëzit të flasin. Së fundmi, në rrjete sociale po qarkullon një screenshot që thuhet se është biseda e fundit e tyre. Burime për Iconstyle bëjne me dije se fotoja u hodh në InstaStory në profilin e reperit në Instagram, por më pas u fshi menjëherë. “Jeta shumë e shkurtër, prandaj eci shpejt,” thuhet se qe mbishkrimi në foton e mëposhtme.

Nëse biseda është e vërtetë, atëherë lexohet se Stresi i kërkon Keisit që ta kuptojë, ndërkohë që ajo i përgjigjet se “edhe nëse e bllokon, e bën për të mirën e të dyve”. “Të vazhdojmë përpara sepse kështu s’ka qenë për ne,” shkruan Keisi.

Nga ana tjetër, reperi i thotë që ajo të bëjë më të mirën duke shtuar: “Kam met dasht gjithmonë”. Mesazhi i fundit është ai i Keisit që i kërkon që “të mos i lërë njerëzit të përfitojnë”.

‘Do të dua gjithmonë’: Kjo besohet që është

Sipas hulumtimeve tona, dyshja u nda rreth javëve të para të korrikut. Ata fshinë fotot e njëri-tjetrit nga Instagramet respektive dhe Stresi u pa teksa kalonte një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e dy vajzave të zhveshura. Sidoqoftë, në fund të korrikut, reperi foli për dasmën e tij në një intervistë.

Ashtu siç nisi hipoteza e ndarjes, me mungesë fotosh e me përshkrime të dyshimta në Instagram, ashtu edhe përfundoi.

Nën një foto të Keisit, dikush komentoi: “Tani që je ndarë me Stresin, të ka rënë një nur i bukur, siç ke qenë dikur[...]". Mes pëlqimeve, qe edhe ai i Keisit. Pra, ra dakord se është ndryshe tani që është ndarë.