Top List

Sondazh: Votoni serialet turke më të mira sipas jush!

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2019

Sondazh: Votoni serialet turke më të mira sipas jush!

Nisur nga fakti që telenovelat/serialet turke – termi i saktë për të cilët është dizi – janë karakteristikë për televizionin Klan, shembujt krahasues në vijim po i marrim pikërisht nga Klani. Për një audiencë që u rrit duke parë prodhime si “Heronjtë”, “Dr. House”, “Anatomia e Greit”, “CSI:NY”, “Jeta sipas Xhimit”, “Hannah Montana”, “Bevery Hills, 90210” etj., të transmetuar në Klan për vite me radhë, ndoshta filmat dizi nuk u pritën me të njëjtën pëlqyeshmëri. Megjithatë nga ana tjetër, një numër goxha i madh njerëzish u fiksua me historitë turke, që përgjithësisht trajtojnë drama familjare ose ngjarje të rëndësishme historike, të para në një tjetër këndvështrim.

Së fundmi, në një artikull, The Guardian theksoi se “me të vërtetë prodhimet dizi po pushtojnë botën”, referuar shikueshmërisë gjithnjë e në rritje.

Nisur nga kjo, përpiluam një listë me të gjithë prodhimet dizi të transmetuara në Klan, në mënyrë që të shohim se cilët kanë qenë më të suksesshëm.

Le të shërbejë lista për kureshtarët, të cilët të nxitur nga përmendja e këtyre prodhimeve gjithnjë e më tepër, mund t’u ketë lindur kureshtja për serialet turke.

Lista është e gjatë (25 dizi) dhe mund të votoni më shumë se dy të preferuar.