Edicioni i gjashtë i “Dance with Me” nis më 23 shtator.
Pak më parë, Tv Klan publikoi spotin promovues të emisionit në Instagram dhe zbuloi emrat e gjithë çifteve pjesëmarrës.
Më në fund marrim vesh kush do të kërcejë përkrah Ermal Peçit, partnerja e të cilit s’u përfol asnjëherë. Bëhet fjalë për një tjetër moderatore, për Eva Muratin.
Stela Kotri do të jetë partnerja e Valer Kolnikajt, ish-banorit të “Big Brother.”
Florian Agalliu & Era Rusi, Kejvina Kthjella & Eduart Ndocaj, Mateus Frroku & Eliona Pitarka, Ermal Peç & Eva Murati dhe Valer Kolnikaj & Stela Kotri do t’i shihni në ekran të hënën tjetër.
Në juri do të jenë Enada Hoxha, Gentian Zenelaj dhe Valbona Selimllari.
Moderatore dhe producente, sigurisht dhe përkatësisht, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.