Showbiz dhe TV

Në premierën e filmit, Eduart Grishaj i kushton fjalët më të ëmbla Arbana Osmanit

Shkruar nga Anabel

7 Tetor 2019

Në premierën e filmit, Eduart Grishaj i kushton fjalët më

Pasditen e sotme (e hënë, 7 tetor), regjisori Eduart Grishaj pati premierën e filmit me metrazh të shkurtër, “Gjyshja”, i cili u prezantua në një rreth të ngushtë miqsh dhe bashkëpunëtorësh. Në fjalimin e tij, teksa flet për njerëzit që e kanë frymëzuar, Grishaj përmend sigurisht partneren, Arbana Osmanin.

“E meqë ra llafi te njerëzit, unë e kam shkruar diku më përpara e do ta them edhe sonte, se nëse ka diçka nga frymëzohem unë nga talenti i saj, ajo është Arbana Osmani,” thotë ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/ (@vipscreen) on

Ndër të tjera, përpos Arbanës që e frymëzon gjithnjë, përsa i përket filmit, Grishaj u shpreh se është bazuar në një histori të vërtetë. Në një intervistë për "Koha Jonë", ai tha: “Historia është e bazuar në ngjarje të verteta, të cilat unë i kam dëgjuar gjatë gjithë jetës sime, jo vetëm në zonën ku kam lindur, por edhe gjatë punës sime në ‘Dua të të bëj të lumtur’. Histori abortesh, nënash të trazuara fatkeqësisht kemi patur plot.”

Në premierën e filmit, Eduart Grishaj i kushton fjalët më

Me pjesëmarrjen e aktorëve Çun Lajçi, Rita Gjeka, Ema Andrea dhe Enxhi Cuku, “Gjyshja” i vendos ngjarjet në Malësinë e Madhe, aty rreth viteve ’80 dhe ndërtohet mbi historinë e një gruaje, vajza e të cilës mbetet shtatzënë nga një lidhje “e gabuar”.

Filmi do të shfaqet për publikun në një moment të dytë.