Sot, në orët e para të mëngjesit, në Instagramin e ish të dashurës së Stresit, Keisit, ndodhi një incident i pakëndshëm. Një komentuese, identiteti i të cilës nuk u zbulua, shkroi fjalët e mëposhtme në foton e fundit të Keisit:
“Po të tregoj një histori të vërtetë. Verë e shkuar, u mblodhëm për drekë disa veta, shoqëri e afërt e Stresit. Ndërkohë, Stresi ishte bashkë me dashnoren në tavolinë, po goxha larg Tiranës që t’i shpëtonim radarit tënd. Hapi telefonin Stresi dhe pa në Instagram që ti kishte hedhur foto me të. ‘Boboo, kjo nuk mbush hiç.’ Ia kemi plasur të qeshurës me lot dhe sot e kujton gjithë tavolina. Tani kujtoj si tallnim b*thën me ty kur ishte në burg Kedi dhe ti hidhje foto. Tetë muaj ti hidh foto me të si budallaçkë e Stresi live nga burgu kontakt 24 orë me dashnoren. Vetëm kur erdhe bashkë me mamin tënd që në fillim të majit i zure derën. Nuk e di dmth, po beharin e shkuar ke qenë legjendë, s’mbaheshe fare. Aman mos më dërgo mesazh në DM se jam me zemër të dobët.”
Ngjarja e paprecedentë mori përgjigje nga Keisi, e cila e postoi komentin në Instagram Stories dhe pyeti fansat e saj në komentuesja është fanse apo inatçore. Ndjekësit e saj u përgjigjën, natyrshëm, por ajo postoi vetëm ata që e quanin komentuesen “fanse,” “të sëmurë” apo “fanse të sëmurë.” Gjithashtu, Keisi pranoi se s’është mesazhi i parë i kësaj natyre që i drejtohet. Madje, i kanë ardhur aq shumë, sa është mësuar.
“Çfarëdo që të bëj unë, një njeri i tillë vlerat zero i ka. S’i ngrihen edhe sikur të doja. S’është e vetmja, sa adresa më shkruajnë mua... Mos duhet të më prishe mua dita se ka njerëz të papunë? Këto mendime që i përshkruani ju më së miri, jua drejtoj të gjithëve si puna e kësaj. Sa herë të më shkruani këto përgjigje kam për tipet e tilla, kështu që fiksojini. Normale, jeta juaj rrotullohet rrethe meje, s’besoj se do e keni problem t’i mbani mend,” shkruan ajo.
Raporton nga Tirana, Anabel. Linja për ju në studio.