Pas 6 vitesh lidhje, kishte ardhur momenti për të bërë diçka ndryshe. Nuk doja të na kapte ajo vala e monotonisë së tmerrshme, që (në shumicën e rasteve) zor se kalohet pa ndonjë dhimbje zemre. Nga ana tjetër as këto ceremonitë për të kënaqur palët e treta s’më kanë pëlqyer kurrë. Madje, vetëm ideja e fejesës apo martesës më sikletoste. Kështu, ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe ramë të dy në një mendje. Me gjithë kursimet e punës ndër vite (dhe ndonjë kredi e vogël) do blinim një shtëpi dhe do ta bënim si të donim ne!
Gjërat ndodhën kaq shpejt sa një ditë, e gjeta veten të përlotur brenda një hapësire të madhe bosh, që do të ishte foleza jonë e dashurisë! Tani, vinte pjesa “më e vështirë” dhe njëkohësisht ajo për të cilën isha më shumë entuziaste. Veshja e shtëpisë!
Mendimi i parë na çoi drejt zgjedhjes së një arkitekti. Ai do të na orientonte më saktë dhe gjithçka mund të bëhej siç e kishin menduar. E gjetëm dhe kështu nisën takimet. Kur na foli për pagesën u vrenjtëm pak, por e kishim marrë parasysh. Takim pas takimi, ndjenim që s’po arrinim gjëkundi. Arkitekti përpiqej të na i sillte gjërat sipas mënyrës së tij, sa për një çast ndalova dhe thashë: “Shtëpia do të bëhet siç duam ne apo siç do ky?”
Nuk patëm shumë fat në zgjedhjen tonë dhe hoqëm dorë! Do t’i besonim gjer në fund instikteve dhe do ta “vishnim” vetë hapësirën tonë nga fillimi në fund.
Isha në dilemë për grilat e dritareve, parketin, moketet, tapetet dhe çdo gjë tjetër si këto. Pyetëm shumë, por në fund i besuar fjalëve të prindërve. Zgjodhëm Anoria-n! Si skeptike që jam, nisa të kërkoj më tepër rreth kësaj kompanie shqiptare dhe sa më shumë “gërrmoja” aq më tepër motivohesha!
Anoria kishte më shumë se 3 dekada që ishte lider në treg! Kishte nisur që prej 1991-it si një biznes i vogël familjar, (madje dhe emri është bashkim i Anisa & Oria, vajzat asokohe të vogla të shtëpisë) me një dyqan modest pranë rrugës së Durrësit. Sot, vjenme një tjetër standard në sjelljen e gjithë produkteve që veshin shtëpitë. Madje, mund ta them me plot gojën që ua kalonte atyre europiane.
Jo më larg se dy ditë më parë, kjo kompani mbajti eventin madhështor, ku prezantoi showroom-in më gjigant të organizuar në vendin tonë. Unë dhe partneri im, duke qenë se ishim gjatë gjithë kësaj kohe ishim klientet e tyre, patëm shansin të ishim të ftuar në hapjen e godinës së re që ndodhej, pak metra poshtë QTU-së.
Ai showroom nuk kishte lidhje me asgjë që mund të keni parë më parë! Kompania, jo vetëm që kishte investuar në zgjerimin e gamës së produkteve, por dukej se ecte drejt me filozofinë e saj. “Asnjë lloj kompromisi me cilësinë!”
Aty gjen parkete të llojeve të ndryshme me çmime të ndryshme, sipas asaj që kërkon. Doja një parket minimalist, të lahej lehtësisht (pa pasoja) dhe sigurisht, jetëgjatë. Anoria, bashkëpunon me marka ndërkombëtare lider në tregëtimin e parketeve, prandaj kushtet e mia ishin lehtësisht të plotësueshme. Mjafton të përmend marka si; Coulisse (Hollandeze) për sistemet e hijëzimit , Ragole (Belge) për tapetet që më shumë ngjanin si vepra arti, Balta Grup (Belge), ITC (Belge) për mokete, IVC (Belge) për shtresat e vinilit, Balterio (Belge) për parketet dhe Somphy Hellas (Greke) për sistemet e autmatizimit te grilave dhe jo vetem.
Showroom-i prej 1600 metrash katrorë ofronte kombinime nga më të ndryshmet dhe ne, pas shumë ideve që krijuam aty për aty jemi të bindur që bëmë zgjidhjen e duhur! Punishtja e Anoria-s operonte duke përdorur zërin e fundit të pajisjeve teknologjike, prandaj gama e gjerë e produkteve të fuste në një botë krejt tjetër!
Madje, së fundmi fabrika prej 900 m2 tani punon dhe për eksport! Për tu përmendur është fakti që kjo kompani ecën paralel me teknologjinë e fundit! Përmes një aplikacioni, “Smart Home”, nga telefoni juaj ju mund te komandoni grilat dhe jo vetëm, qoftë nga shtëpia, zyra apo kudo tjetër!
Teksa ecja nëpër showroom dhe kaloja nga njëri sektor në tjetrin më dukej sikur isha diku shumë larg Shqipërisë dhe gëzohesha pa e kuptuar se kaq afër nesh, është një vend për të cilin ja vlen të investosh!