Letra e ditës

Kam ndarë shoqet nga të dashurit, por s'pendohem!

Shkruar nga Anabel

29 Tetor 2019

Kam ndarë shoqet nga të dashurit, por s'pendohem!

Të gjithë bëjmë gabime, por pjesa më e keqe është kur e di që je gabim dhe s'bën asgjë për ta ndryshuar. Gjithsesi, unë po i tregoj gabimet e mia sepse kështu e ndjej për ta bërë tani. Nuk ndihem aspak fajtore që i ndaj shoqet nga të dashurit e tyre! 

Më ka ndodhur me dy shoqet e mia të ngushta deri tani, me të cilat nuk flas më. Pse?! Sepse u ndanë nga të dashurit e tyre një ditë pasi dolëm bashkë të tre (unë dhe çifti). Ç'faj kisha unë se të nesërmen i dashuri (ups, ish-i dashuri) më dërgon mesazh në Facebook për të dal?! Nuk mendoj në fakt se ishte faji im, sepse as nuk po i provokoja. S'kisha për qëllim t'i ndaja.

Disa prej jush mund të më quajnë të përdalë, të tjerë e kuptojnë situatën time dhe ndoshta s'më paragjykojnë, por gjithsesi s'më intereson. Ah, se desh harrova! E njëjta situatë po më ndodh momentalisht me një tjetër shoqe që sapo u nda prej meje.

Më vjen keq, por s'është në dorën time. Madje, mendoj se duhet të ma dinë për nder që i largoj nga këta tipa, por do ta kuptojnë më vonë.

*Shënim: Kjo letër është dërguar në redaksinë e Anabel.al