Letra e ditës

Historia që duhet ta lexosh natën e Halloween-it!

Shkruar nga Anabel

31 Tetor 2019

Historia që duhet ta lexosh natën e Halloween-it!

'Unë dikur punoja inxhinier dhe firma na kishte dërguar në një fshat të thellë malor në Pukë. Mbaj mend që ishin rrugë ku makina s'kalonte dhe duhej të ecje në këmbë për shumë orë. Kryeplaku që do të merrej me mua më tha që të flija nga ai, se rruga e kthimit për tek makina, ishte shumë larg. Kisha një parandjenjë të keqe të flija tek ai, jetonte vetëm me gruan në një shtëpi me çati të prishur, në mes të asgjësë.

Nisa të ecja në këmbë, por ngatërrova rrugën e filloi të errësohej. Telefonoj shokët për të më orientuar, por pasi më treguan sa keq isha ngatërruar, më thanë se ishte më mirë të flija tek një kishë aty pranë. Më siguruan se prifti do të më priste mirë. Ashtu bëra, por prifti nuk ishte aty dhe dera e kishës hapej me një të shtyrë. Futem brenda se s'kisha nga t'ja mbaja, kisha frikë nga kafshët e egra dhe vendosa të shtrihem në dysheme për të fjetur. U errësua, s'kishta as drita dhe po vdisja nga frika. Jashtë ndriçonte vetëm hëna. Megjithatë, bëra si bëra dhe sa ishte gati të më zinte gjumi,m'u bë sikur dikush po hapte derën me ngadalë.

Qëndrova pa folur dhe mezi mbaja frymën. Pyeta kush është, por s'u përgjigj njeri dhe zhurma e derës ndaloi. Qëndrova pa folur derisa zhurma filloi sërish! U ngrita me sa fuqi kisha, shtyva derën dhe pashë një hije të zezë, njeriu a ariu s'e kuptova kurrë. Më shtyu fort, më hodhi në tokë dhe pastaj iku. 

U ngrita dhe vrapoja në mes të errësirës ku të më çonin këmbët. Rrëshqita padashje në një rrëke a lum dhe më dukej sikur po të kaloja nga ana tjetër e tij s'do të më ndiqte më ajo hija. Teksa ecja në ujë ndjeja nën këmbë sikur po shkelja trupa njerëzish, barqe, duar e këmbë. Bëra të kthehem, portek bregu pashë sërish atë hijen që më priste kështu që vazhdova rrugën...Vrapova mes errësirës, derisa arrita tek shtëpia e kthimit tek kryeplaku.

Ai dhe gruaja më pyetën se ç'kishte ndodhur dhe kur i tregova se kisha ndaluar tek kisha për të fjetur, u tmerruan. Kur u tregova ç'më kishte ndodhur ata më thanë se ajo zonë në fshat njihej si vend i mallkuar dhe se prej kohësh ishin zhdukur shumë njerëz. Tek ai përro ndodhej diçka që edhe sot  vetëm ata që e kanë kaluar  dinë ta tregojnë. Të tjerët, thjesht s'besojnë!'

*Shënim: Letra është dërguar në redaksinë e Anabel.al