Original

Pse i dashuri yt ndjek kaq shumë kur*a në Instagram

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2019

Pse i dashuri yt ndjek kaq shumë kur*a në Instagram

Në fillim të lidhjes, atë tre mujorin e parë kur gjithçka është mirë e bukur, kë ndjek dhe kë s’ndjek në Instagram ai nuk përbën aspak objekt bisede. Jeni shumë të zënë duke u dashuruar për t’u marrë me vogëlsira të tilla. Me kalimin e kohës, të zë syri një numër shqetësues të pasmesh, gjoksesh, të pasmesh dhe gjoksesh dhe pozash provokuese në Instagramin e të dashurit tënd. Pse i ndjek këto tipe? Pse livadhit sytë vazhdimisht në profilet e tyre? Pse të bën të ndihesh kaq keq ky fakt?

Ky problem lindi me kohën (e Instagramit). Çunat thonë se Instagrami është diçka idjote dhe e pakuptimtë, kështu që pse të mos e kalojnë kohën në të duke parë goca të bukura dhe informacione mbi skuadrën e tyre të preferuar. Janë të thjeshtë shumë, pëlqejnë dy-tre gjëra dhe fokusohen aty. Në mendjen e tyre, t’i përgjigjesh pyetjes “pse i ndjek gjithë këto kur*va?” me “pse jo?” është e mjaftueshme.

Por për vajzat nuk është. Sidoqoftë, para se të pyesim pse i ndjek, duhet të pyesim veten pse reagojmë kështu kur marrim vesh se ai ndjek modele Instagrami.

Arsyeja e parë dhe më e rëndomtë është xhelozia. Ti nuk e çon dot nëpërmend që ai sheh trupa të tjerë, pëlqen të tjera, fantazon për to, ndoshta edhe masturbohet me fotot e tyre. Me shumë mundësi, i ke ndaluar edhe pornon. Ose më saktë, ke tentuar. Njerëzit fantazojnë dhe mendojnë për njerëz të tjerë që iu duken tërheqës. Është thjesht naivitet të kërkosh monogami totale fizike dhe mendore. Kështu që, kur e urdhëron të mos ndjekë më vajza të tjera në Instagram sepse je xheloze, thjesht i shtron rrugën drejt gënjeshtrës sepse është e sigurt si drita e diellit që do t’i kërkojë manualisht profilet e tyre dhe do të shohë ç’ka ndërmend të shohë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sommer Ray (@sommerray) on

Arsyeja e dytë është pasiguria. Modelet e Instagramit janë të gjitha yje. Kanë fytyrën perfekte, të mbushura aty ku duhet, të dobëta aty ku duhet, dinë të pozojnë, të tërheqin vëmendjen, të joshin. Fundja, adhurohen nga qindra mijëra njerëz, pse të mos adhurohen nga i dashuri yt? Ti s’do të jesh kurrë si ato, por kjo s’është diçka e keqe. Ti je një grua normale që nuk ke filtra, FaceTune e kush e merr vesh çfarë kur ulesh përballë të dashurit tënd. E mbani mend kur thamë që Instagrami është një idjotësi? E kishim seriozisht. Përveçse idjotësi, është dhe një gënjeshtër e madhe, siç mund ta keni vënë re vetë nga fotot që postoni, që janë gjithmonë të kuruara dhe prag perfektes. Sigurisht që ndihesh e pasigurt në jetën reale.

Kur ai ndjek vajza të tjera thuajse lakuriq në Instagram, gjithashtu tregon mungesë respekti ndaj teje dhe për fat të keq, kjo mungesë respekti është mëse publike. Kushdo mund të zhbirojë profilin e të dashurit tënd dhe të zbulojë se ai ndjek Riley Reid, ty, tezen dhe Ana Cheri. Çfarë turpi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AnaCherí (@anacheri) on

Nëse mund të jetosh me gjithë këto emocione negative, heshtni dhe bëni përpara. Nëse jo, ka dy mundësi. Së pari, mund të punosh me veten për të kuptuar pse je xheloze për një grua që jeton në Los Angeles dhe s’ka për t’u shkëmbyer kurrë me të dashurin tënd, pse ndihesh e pasigurt kur qartazi, ai të zgjedh ty çdo ditë, pse të intereson mendimi i të tjerëve kur ju jeni shumë mirë me njëri-tjetrin. Pak pjekuri emocionale s’do t’i bënte dëm askujt.

Nëse s’jeni gati për këtë bisedë me veten, bisedo me të dashurin. Shpjegoja sa më qartë të jetë e mundur si dhe pse ndiheni kur shihni që ai ndjek modele gjysmë lakuriq në Instagram. Po t’ia shpjegoni mirë, do të ofrohet vetë t’i heqë. Në të kundërt, do t’ia kërkosh ti. Synimi i vetëm është që kjo bisedë të mos përfundojë në sherr. Të ziheni për Anastasiya Kvitko është kulmi.

P.S.: Fakti që këto modele postojnë foto të tilla provokuese nuk i bën kur*a. Termi është përdorur për të qenë sa më pranë lexuesit. Kush ka pyetur, nuk ka thënë “pse ndjek kaq shumë modele Instagrami,” por “pse ndjek kaq shumë kur*a?”