Kastro Zizo ka një problem të madh: mendon se këtë panair, autorët që s’njihen si autorë e kanë tepruar pak. Natyrshëm ai s’e tha kështu. “Si t’i q*** ropt muhabetit! Nga Klevis Bega. Romani i parë që të orienton se si duhet të kesh 50 mënyra për t’i q* ropt muhabetit,” i paraprin ai deklaratës në Instagram.
“Ka qenë dikur tregu muzikor si puna e gjetheve; Shiteshin kur mbaronin mbarëzimin apo pjelljen...
...në verë kur vinin emigrantët dhe në dimër kur emigrantët kërkonin ngrohtësi. Të gjithë donin të blinin diçka dhe ajo ishte muzika e nxjerrë nëpër kaseta të prodhura nëpër bodrume gjysmë bullgare. Kohët kanë evoluar [sic] dhe tashmë jemi intelektualë! Të gjithë kanë mundësinë të nxjerrin një herë në vit një libër të tyrin. Por tashmë, në vjeshtë, kur gjethet bien në heshtje nga maskarallëku i çdo pordhe që do të quhet intelektual zhabe nga pellgjet e rrënuara të një sistemi maskara që s’ka legje e drita, por vetëm blerje dhe shitje! Ta gëzoni ‘Pazarin e Librit! T’fala!” shkruan ai, pasuar nga “Edhe mund mund të shkruaj një libër,” a thua se po e ndalon kush.
Këtë vit, kanë botuar libra për herë të dytë a të disatë Blendi Fevziu, Andi Bejtja dhe Arbana Osmani dhe kanë ardhur për herë të parë si autorë Angela Martini, Iva Tiço, Elia Zaharia dhe ndoshta të tjerë që s’na kanë rënë në sy. Se me kë e ka Kastro, s’e dimë, por gjithashtu nuk dimë pse ishte i nevojshëm ky shpërthim.
Së pari, librat, nga kushdoqoftë të shkruhen, s’i bëjnë dëm askujt. Mesa duket, Kastros s’ia kanë thënë kurrë prindërit që edhe libri më i keq të mëson gjithçka.
Së dyti, çfarë fiton duke paragjykuar këta emra. Ndoshta e kanë pasur gjithmonë ëndërr të botojnë, ndoshta janë punë shumë të mira – që s’mund ta themi për gjithë këngët që ka publikuar Kastro në karrierën e tij jetëgjatë si këngëtar, tekstshkrues e producent.
Për më tepër që ai vetë guxoi të kalonte një kufi imagjinar mes artistit dhe moderatorit e gazetarit. Madje, kalon sa nga njëra anë në tjetrën. Dhe tani thotë që këta autorë të rinj nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë? Aromë hipokrizie është kjo?