3 divorcet më të jashtëzakonshëm shqiptarë na treguan se me ish-partnerin/en jo vetëm që mund të jesh shok, por marrëdhënia mund ta tejkalojë edhe vetë miqësinë. Megjithatë çdo rast është specifik, ndaj ndonëse jo të gjithë ruajnë raporte të jashtëzakonshme me ish-partnerin/en, pjesa më e madhe duket se ka raport korrekt.
Në një sondazh të Anabel.al, 35% thanë se “nuk janë shokë, por e respektojnë njëri-tjetrin”, 8% janë shokë, 17% flasin vetëm për fëmijët ndërsa 10% përpiqen të flasin. Pjesa tjetër, përkatësisht 26% dhe 4% u shprehën se “nuk duan të shihen me sy” dhe “nuk flasin, pavarësisht se kanë fëmijë”.
Për të mbërritur në një marrëdhënie korrekte me ishin, në rast se të qenurit shokë e keni të pamundur për shumë arsye, janë të rëndësishme tre pika:
1. Kaloni pak kohë larg njëri-tjetrit. Duhet medoemos që të mos takoni direkt pas ndarjes, pasi është e kuptueshme që situata është ende e tensionuar. Një divorc ose ndarje nuk është kurrë e lehtë. Nuk ekziston një kohë e caktuar pasi ka rëndësi edhe raporti që keni pasur.
2. Reflektoni për marrëdhënien që patët dikur. Ndarja ndodhi për një, dy pse disa arsye. Ju duhet kohë për t’i menduar me qetësi. Nëse u ndatë se thjesht nuk ishit bërë për njëri-tjetrin, atëherë sigurisht që mund të keni një raport korrekt të ndërsjelltë.
3. Kuptoni që keni prioritete të tjera. Mos u kapni më shumë seç duhet pas të shkuarës.
Artikull i rekomanduar: 3 divorcet më të jashtëzakonshëm të VIP-ave shqiptarë