Ne në Anabel i kushtojmë një rëndësi të veçantë edukimit. E dimë që është e vetmja gjë të cilës nuk i bie kurrë vlera. Për më tepër, kur fëmijët dhe studentët edukohen në shkollat më të mira të Europës, kjo vlerë është edhe më e pakontestueshme. Një tjetër aspekt i edukimit që nuk duam të anashkalojmë janë kampet verore, që u mundësojnë të rinjve të bëjnë diçka produktive gjatë verës që në të kundërt do të ishte sedentare dhe e mërzitshme. Prej vitesh, Integral shërben si ndërmjetës i studentëve në vend dhe kampeve verore në Zvicër, por nga 9-16 dhjetori, Zvicra do të jetë edhe më e arritshme se më parë.
Për plot shtatë ditë, gjithë studentët e interesuar që duan të shpenzojnë kohë cilësore në kampet më elitare në Europë, përfitojnë 20% ulje. Ngaqë vendet janë të limitura dhe kërkesa shumë e lartë, të prenotoni paraprakisht është gjëja më e zgjuar. Për më tepër që një ulje e tillë nuk do të përsëritet sërish në pranverë. Mëkat ta çoni dëm.
Përgjatë qëndrimit në kamp, studentët do të kenë mundësi ndjekin orë mësimi sipas zgjedhjes, të eksplorojnë natyrën përreth, të argëtohen, të luajnë sporte, të bëjnë ekskursione dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme me studentë të tjerë nga e gjithë bota. Gjithashtu, mund të kryejnë kurse intensive gjuhe sipas nevojës. Siç e dini, Zvicra është i vetmi vend me katër gjuhë zyrtare – gjermanisht, italisht, frëngjisht dhe anglisht – që zgjeron zgjedhjet e studentëve.
Qëndrimi në kamp i siguron një sërë përfitimesh studentëve që sipas rregullave, duhet të jenë nën 17 vjeç. Së pari, mësojnë të jenë më të pavarur pasi do të kalojnë disa javë larg shtëpisë e prindërve. Së dyti, e kalojnë kohën në mënyrë produktive dhe mësojnë gjëra të reja që pa dyshim do t’ju vlejnë në të ardhmen. Njihen me studentë të tjerë nga vende të ndryshme të botës, njihen me kultura dhe tradita të reja e krijojnë njohje të rralla që në të kundërt s’do t’i krijonin dot. Si dhe, kanë një përparësi në rast se në të ardhmen zgjedhin të aplikojnë në universitetet zvicerane a europiane.

Kampuset e shkollave verore ndodhen në qytetet më të bukura të Zvicrës: Leysin, Engelberg, Ascona, Montreux etj. Duke klikuar këtu gjeni katalogun e shkollave me përshkrime të detajuara të programeve. Për të përzgjedhur më të përshtatshmin për ju, ju ndihmojnë ekspertët e Integral, që i ofrojnë shërbimet e tyre pa pagesë. Nëse jeni një prind i shqetësuar nga ideja që fëmija juaj do të shpenzojë dy javë a një muaj kaq larg shtëpisë, po ekspertët e Integral do t’ju shpjegojnë gjithë masat e sigurisë që ndërmerren dhe si mundësohet kontakti i vazhdueshëm i prindërve me studentët. Gjithçka është e mirëmenduar. Mbetet vetëm të hidhni hapin e parë dhe për të tjerat, shqetësohet tjetërkush.

Përveç përfitimeve akademike, përvoja në një kamp veror në Zvicër, mes natyrës përrallore dhe atraksioneve të shumta turistike, është një dhuratë e paharrueshme për studentët që kanë fatin ta prekin nga afër. Fare mirë, prenotimi i një kampi veror mund të jetë dhurata që ju si prindër i jepni fëmijëve tuaj këtë fundvit. Jemi mëse të bindur që do ta vlerësojnë më shumë se çdo gjë tjetër që kishit ndërmend.
Dhe njëherë, për çdo prenotim të bërë nga 9-16 dhjetori, ju përfitoni 20% ulje. Integral mund t’i kontaktoni në Instagram, Facebook, në +355 69 40 40 415 ose mund t’i vizitoni në Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H.4, Ap.6, Tiranë.