Hostel by Anabel

Ç’dihet deri tani për ‘Hostel by Anabel 3’

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2019

Ç’dihet deri tani për ‘Hostel by Anabel 3’

Si fillim, kur nis sezoni i tretë i ‘Hostel by Anabel’?

Deri pak orë më parë, nuk kishte një datë të saktë. Por zyrtarisht nis në mars të 2020. Pra, edhe pse nuk duket, janë vetëm diku te tre muaj larg. Dhjetori kalon shpejt me festat, janari me pak vështirësi, shkurti ka (si për dreq këtë vit) 29 ditë. E ja kështu mbërrijmë në mars.

Ç’dihet deri tani për ‘Hostel by Anabel 3’

A do të ketë ndryshime?

Megin, Dean, Violën, Anën dhe Albertën i pret një aventurë e jashtëzakonshme. Krijuesja dhe producentja Dalina Buzi zbuloi në tetor se sezoni i tretë do të jetë “një reality show ku do të përzihet satira me realitetin".

Ç’dihet deri tani për ‘Hostel by Anabel 3’

Diçka më konkrete...?

Deri tani, dihet që do të jetë diçka inovative, me shumë humor si përherë dhe me shumë të vërteta, sjellë përmes një fryme që i shkon përshtat brezit të ri.

Intervistën e plotë të producentes Dalina Buzi e ndiqni duke klikuar këtu.