
Jam ulur në një stol të hekurt në Civic center, San Francisco, duke pritur trenin të shfaqet diku nga jashtë mjegulles. Një i moshuar këtu pranë po lexon një të përditshme amerikane të 28 Dhjetorit, me kryeartikull një temë që ka të bëjë me problemet martesore dhe divorcet, kurse une pyes veten: po ne, a ishim më shumë se thjesht pjesë e statistikave?
Mesa shoh, ky edicion ka mjaft artikuj mbi zgjidhjen e keëtyre problemeve, por a ia vlen t'i lexoj këshillat e ekperteve tani?
"SHKAQET KRYESORE: -Paraja. -Karriera. -Humbja e miqësisë në marrëdhënie."
Dhe ne i kishim të gjitha. Ti tepër kontrollues, unë e nënshtruara. Ti ai me pagesë të majme, unë artistja e dështuar me tendenca për t'u kthyer në shtëpiake. Dhe nuk ishte dashuri, më beso, kur une qëndroja deri pas mesnate, me pizhame mbi divanin që kishim blerë kur u shperngulëm (divanin tonë), me televizorin ndezur e volum të lartë duke dashur të jem zgjuar kur të kthehesh ti, e të të jap puthjen e natës së mirë. Nuk ishte dashuri, kur unë haja racionin tim dhe tëndin sepse ti dhe atë ditë, e kishe të detyruar të darkoje jashtë.
Nuk ishte dashuri, kur unë konsumoja birrë pas birre në barin e lagjes, akoma e nervozuar me ty dhe ti, vazhdoje të kontrolloje i qetë dokumenta e kontrata. Nuk ishte dashuri, kur shita pikturat e mia më të bukura për disa kacidhe sepse ti, kishe humbur të gjitha paratë në një bast idiot. Mashkulli alfa, arroganti, ambiciozi deri ne limite...
E jona nuk ishte kurrë martesë. As kur mberrita unë e para ne altar dhe prisja të vije ti, mos ndoshta doje të të shoqeronte babai? As kur flija unë e vetme në krevatin martesor e ti dy dhoma më tutje, në zyrën tënde. Dhe mos duhet të më ngushëllojë gjë fakti që 40-50% e martesave përfundojnë në divorc? Fakti që në këtë tren (tani jam ngjitur në të) ka dhe të tjerë të divorcuar? "Humbja e miqesise ne marredhenie"
Oh, por ne nuk ishim kurrë miq. Ishim dy të marrët e dashurisë me shikim të parë, të emocionuarit e një plazhi të boshatisur të një nate vere. Dhe kur une tentoja të flisja, për gjëra që kisha mbajtur fshehur gjatë fëmijërisë, ngrije koken dhe më jepje një vështrim të tipit:
"Çfarë dreqin nuk shkon me ty?" dhe heshtja, i thoja vetes se ndoshta vërtet diçka nuk shkonte me mua dhe se duhej të ndryshoja. Por para 30 minutash, firmosa divorcin, e bindur se dua të jem gjithmonë kjo që jam tani. Kjo që kam qenë gjithmonë. Dhe nuk të urrej, por të lutem mos më kërko të takohemi ndonjëherë fundjavave kur ti vjen për çeshtje pune në qytetin tim. Kjo është një lamtumirë, një letër lamtumire. Dikur, (ndoshta asnjëherë) e jotja, unë !!
*Shënim: Kjo letër është dërguar në inbox-in e Anabel Facebook nga një vajzë anonim.