Dukej se Jonida Vokshi nuk kishte në plan të fliste për shtatzëninë, por në përfundim të intervistës mëngjesin e sotëm në “Wake Up” (20 janar), ku aktorja foli për pjesëmarrjen e saj në jurinë e “Top Talent”, Isli Islami e pyeti ashtu rrëmbimthi “si shkon shtatzënia”.
“Cila shtatzëni?” u shpreh duke qeshur Vokshi. “Unë di që kur të kem diçka për të thënë, do ta them vetë.”
Pak më shumë se një javë më parë, burime për Revista Who u shprehën se Jonida dhe partneri i saj, Besnik Krapi, janë në pritje të fëmijës së parë.
Reagimi në “Wake Up” ishte nga një anë një mënyrë për të thënë “jo, nuk jam shtatzënë”, ose një shmangie e pyetjes me stil.
Jonida dhe Besniku u martuan në shtator të 2019-s, në një ceremoni të mbajtur në Malin e Robit, në plazhin e Golemit.