Instagramming

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Shkruar nga Anabel

21 Janar 2020

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Nëse provoni të kërkoni "Elvana" në Twitter, menjëherë pas emrit të këngëtares do t'ju dalë emri i qytet-shtëtit San Marino, në Itali.

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Po çfarë po ndodh? Ç'do të thotë kjo?

Duket se papritur, dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.

Urdhëro? Po kjo nga doli?

Ok, prisni t'jua shpjegojmë. San Marino është një mikroshtet në Itali me rreth 34.000 banorë, pra relativisht më pak se zona e Astirit në vendin tonë. Si për pasojë, edhe skena muzikore atje është në nivele micro, ndaj San Marino-s i është dashur të huazojë këngëtarë nga vende të tjera të botës, për ta përfaqësuar. 

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Këtë vit, po diskutohej që vendi të përfaqësohej nga këngëtarja gjermano-amerikane, Aly Ryan, por krejt papritur në Twitter përhapet me shpejtësin e erës një thashethem që thotë se Elvana Gjata është një tjetër pretendente për të përfaqësuar mikroshtetin!

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Ende nuk dihet zanafilla e këtij thashethemi, por me dhjetëra tweet-s nga fansa të Eurovizionit, nga e gjithë bota kanë nisur diskutimin. 

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Madje, ka nga ata që po u shijon shumë skenari që "pas humbjes së padrejtë në Festivalin e Këngës së 58-të, Elvana po hakmerret duke konkurruar për një shtet tjetër".

Statuset dhe komentet në Twitter i gjeni më poshtë;

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

 

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Twitter-i papritur shpërthen: Elvana në Eurovizion?

Anabel.al, u përpoq të kontaktonte me menaxherin e këngëtares, Andi Islami (i njohur si Andy Gramm), por deri në këto momente (20:10) nuk kemi marrë akoma një përgjigje.

Që në prezantimin e saj në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH, Elvana u prit mirë nga fansat e huaj, të cilët në komente përbri audios së këngës (tashmë e fshirë nga faqja zyrtare e RTSH-së në YouTube), shprehnin entuziazëm se ishte kënga e duhur për Eurovizion.

Edhe në faqet e WiWi blogs, këngëtarja ishte e preferuar edhe nga moderatorët (William & Deban) të cilët pas mbylljes së festivalit shprehën zhgënjim për humbjen e saj.

Normalisht, rrëmuja e madhe dhe polemikat e krijuara në lidhje me vlerësimet nga ana e jurisë, bënë jehonë kudo tek fansat besnikë të Eurovizionit. Tani, ata kanë nisur të krijojnë skenare "alla- Shekspiriane" me dëshirën e mirë për të parë Elvanën në Eurovizion apo për të thelluar edhe më dramaticitetin e ngjarjes.