Ditë e re, debat i ri për filmat. Pardje folëm për deklaratën e Alfred Trebickës, që mendon se kineastët e rinj janë sharlatanë. Dje folëm për premierën e “I love Tropoja,” ndërsa sot për vetë filmin. “Shqipëria Live” në Top Channel kishte një panel me temë “Kinematografia sot: Art apo komercializëm” dhe Rezart Veleshnja ishte një prej të ftuarve.
Në momentin që u përmend Drilon Hoxha, një prej producentëve/regjisorëve të rinj të filmave në vend, Veleshnja reagoi ashpër, madje premtoi të largohej nga paneli nëse në bisedë përfshihej Hoxha.
“Drilon Hoxha nuk ka as shkollën. Ne të paktën e kemi mbaruar një akademi dhe mund të flasim. Filma mund të bëjë dhe komshiu im, po e ulim nivelin e bisedës fare se jemi përballë një profesori,” tha ai. “Panelin nuk mund ta ngatërrosh dhe mua më vjen keq për këtë më detyron që unë personalisht të çohem në vend të profesor [Alfred Trebickës]. Nuk mund të na fusësh në lidhje Skype, kemi Malvin Bolin, një çun nga lagjja e Rezit që ka bërë një film. Është një njeri pa asnjë lloj background-i.”
Së fundi, Veleshnja është thumbuar publikisht dhe gjerësisht me Bes Kallakun, kur ky i fundit ishte i ftuar në “Shiko kush luan.” Shkëmbimet e kunjave arritën deri në pikën e çorapeve të grisura. Në fillim të janarit, aktori reagoi shëmtuar në lidhje me dramën Revista Class – Xhemi Shehu, ku postoi një foto të vjetër të Alketës, kur ajo ishte ende në fillimet e karrierës. Le të mos flasim për meselenë me të dashurën...
- Postimi i Rezart Veleshnjës për Alketën është po aq i shëmtuar sa ai i Revistës Class!
- Rezart Veleshnja i përgjigjet ngacmimit të Besit: ‘Ku m’i pe çorapet e grisura’
- Rezart Veleshnja flet për ‘tradhtinë’ e të dashurës: ‘Si është lidhja ime sot me Lorenën’
- Pas një lëmshi të madh: Rezart Veleshnja tregon si i ka punët me të dashurën