Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2020: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2020: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2020: Dashi dhe Demi

Këto ditë, do të bëni pothuajse gjithçka në lidhje me karrierën dhe mundësitë janë që të fitoni. Ndikimi dhe aftësitë pritet të rriten gjatë vitit. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, është vendosur në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Jupiteri (paraja) është bashkuar me Plutonin (fuqinë) dhe Saturnin (zgjuarsinë). Kur sundimtari juaj, Marsi, bashkohet me këtë grup fantastik, karriera vendoset në qendër të vëmendjes.

Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 16 shkurti deri më 9 mars, një kohë kjo kur një mundësi karriere, e cila iu erdhi më parë por nuk e shfrytëzuat, do të kthehet sërish për një shans të dytë. Përfitoni nga situata.

Hëna e plotë e së shtunës në Luan do të ndezë shtëpinë e dashurisë së vërtetë duke ju sjellë një mundësi marramendëse për dashuri dhe romancë. Nëse jeni beqarë, një takim interesant pritet në fundjavën e 8-9 shkurtit.

Nëse jeni në një lidhje, do të keni më shumë mundësi për të qëndruar me njëri-tjetrin. Partneri mund të ndihet sikur e keni lënë pas dore teksa përqëndroheni te karriera, kështu që duhet të bëni një gërshetim dashuri-karrierë.

Nëse po shpresoni të keni fëmijë, kjo fundjavë është me rëndësi pasi është hera e vetme në vit kur Hëna e plotë ndriçon shtëpinë që merret me fëmijët.

Do të jeni në gjendje udhëtoni diku, në një vend më të ngrohtë e me diell, sepse Marsi, planeti juaj udhëheqës, do të krijojë një harmoni të plotë me Hënën. Afërdita do të jetë afër Dashit në 7 shkurt deri ne 4 mars, kështu që Shën Valentini do të jetë magjik.

Hëna e re më 23 shkurt do të inkurajojë bisedimet për karrierën. Do të jetë me rëndësi që të mos i ndani me të tjerët të gjitha detajet.

Më 21 shkurt, Marsi do të sjellë një lajm financiar surprizues, i cili do t’ju pëlqejë. Mundësitë janë që nëse keni negociuar për një pagë të re ose ngritje në detyre, çdo gjë që do të realizohet. Punëdhënësi ose klienti juaj i tanishëm ose i ardhshëm do të jetë në një mendje me ju.

Kreativiteti dhe stili juaj është duke u shpalosur tani që Jupiteri dhe Neptuni do të jenë në sinkronizim të përsosur. Nëse keni nevojë të paraqisni një ide te një person i fuqishëm, bëjeni këtë brenda katër ditëve nga Hëna e plotë e 8 shkurtit

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2020: Dashi dhe Demi

Kur vjen puna te financat, Demi konsiderohet një shenjë që vepron me zgjuarsi dhe në shkurt do ta provoni një gjë të tillë. Në shkurt do të riorganizoni punët me financat, sepse shpenzimet në janar kanë qenë të larta. Megjithatë këtë muaj do të jenë në nivele mesatare, sepse Marsi do të zhvendoset te Bricjapi më 16 shkurt.

Këtë muaj, me siguri që do të udhëtoni. Nëse jo në fillim, sigurisht që priten plane nga 16 shkurti deri ne 30 mars. Udhëtimi mund të jetë në distanca të gjata.

Një tjetër mënyrë për të rifreskuar mendjen është regjistrimi nëpër kurse pasuniversitare.

Pavarësisht ndodhive të tjera, këtë muaj, shtëpia ose një anëtar i familjes, do të jetë fokusi juaj kryesor në Hënën e plotë më 8-9 shkurt, plus pesë ditë ose minus dy ditë. Nëse jeni të gatshëm të blini një apartament të ri, të merrni një shtëpi me qira, të bëni riparime ose rinovime, koha duket e përkryer.

Hëna e re e 23 shkurtit te Peshqit do të jetë një nga të preferuarat e 2020-s. Kjo hënë e re do të sjellë një veprimtari të këndshme shoqërore në jetën tuaj. Pjesa që e bën këtë periudhë të veçantë është Neptuni që lidhet me Jupiterin. Duke qenë se do të përqëndroheni në çështje serioze, Neptuni dhe Jupiteri do të sjellin një “ajër të pastër” në shkur.

Duket se po shoqëroheni me njerëz janë industrisë ku punoni. Kontaktet me miqtë e rinj mund të përfshijnë ambasadorë, diplomatë, profesorë universiteti, gazetarë, producentë, drejtorë ekzekutivë, njerëz të biznesit dhe komunikimit.

Do të kaloni kohë në shoqërinë e miqve në fund të shkurtit, sepse ata do marrin një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Duket se po fërkoni shpatullat me një numër të madh njerëzit, duke ndërtuar një komunitet me rëndësi.

Në mes të gjithë këtyre raporteve shoqërore, një romancë mund të lulëzojë. Nëse jeni në një lidhje, dita e Shën Valentinit do të jetë e jashtëzakonshme. Lëreni partnerin të drejtojë situatën.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.