Jam e lidhur prej më shumë se një viti dhe deri tani, jemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Po mendojmë të jetojmë bashkë, por kemi një problem që nuk zgjidhet asnjëherë: lekët.
Kemi të dy të njëjtën rrogë, unë s’kam asnjë borxh, ndërsa ai ka disa të prapambetura nga vitet e shkollës. Jam e shqetësuar për mënyrën si i sheh ai të kaluarat tona financiare. Unë jam rritur mirë dhe jam e vetëdijshme për përparësitë që më ka dhënë në jetë. Mami i tij mezi shtynte muajin. Herë pas here, jetonte nga gjyshja dhe mesa më ka treguar, u mungonte minimumi jetësor.
Ky është një problem i ri në marrëdhënien tonë, por kam vënë re se e shqetëson më shumë nga ç‘duket. Bën shaka për mua që jam rritur në një familje të pasur, se sa do të tmerrohesha po të shihja shtëpinë e gjyshes dhe se si do e lë kur t’i duhet të kujdeset për të ëmën. Borxhet mbi mban të fshehta dhe s’më ka prezantuar akoma me familjen, besoj sepse ka turp. Ndihem shumë keq, por gjithashtu ndihem e lënduar – mos mendon se jam e llastuar?
Sa herë përpiqem të flas për financat, më largon me shaka. Në çfarë pike është i detyruar të më tregojë të vërtetën? Po sikur gjendja e tij financiare të jetë vërtet alarmante? Kam frikë mos po tregohem naive.
Përshtatur nga The Cut