Për mendimin tonë

Alketa Vejsiu dhe xhaketat Balmain

Shkruar nga Anabel

13 Shkurt 2020

Alketa Vejsiu dhe xhaketat Balmain

U shpallim sfidë gjithë atyre që analizuan çdo detaj të daljes së Alketa Vejsiut në Sanremo: Do të zbërthejmë veshjet e moderatores para dhe pas ngjitjes në skenën e Ariston. Të tjerët u morën me minutazhin, me shpejtësinë, me akuza alla deputet i korruptuar; ne do të merremi me kuptimin jo dhe aq të fshehtë që mbartnin xhaketat e Vejsiut.

Gjatë konferencës për shtyp para Sanremos, ajo u vesh me të zeza kokë e këmbë, pantallona lëkure, xhaketë Balmain dhe taka. Të njëjtën veshje ricikloi për intervistën në “Opinion.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Në “Porta a Porta,” zgjodhi një look të ngjashëm, një tjetër xhaketë Balmain, por në të bardhë. Edhe nëpër postime të tjera në Instagram, Alketa shfaqet në mos me kostum, të paktën me xhaketë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Injorimi i pranisë së siluetave mashkullore u bë i pamundur. Një domethënie duhet të ketë. Dhe sigurisht, ka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Veshjet e Vejsiut janë një version i “power suit,” kostumit që veshin gratë nëpër korporatat e fuqishme për të bërë të qartë se janë profesioniste dhe përkasin në një ambient të mbushur me burra. Duke iu larguar feminilitetit, gratë në kostume përcjellin imazhin e profesionalizmit dhe seriozitetit, besueshmërisë dhe aftësisë. Është një mënyrë për të thënë, “Mos u fokusoni te mënyra si dukem, por te çfarë po bëj” dhe kjo shpjegon më së miri pse Vejsiu zgjodhi ta rivishte xhaketën e zezë edhe në studion e “Opinion.” Sepse s’ka rëndësi çfarë ka veshur, rrobat nuk duhet t’i marrin vëmendjen arsyes pse është aty.

Sidoqoftë, jemi në 2020-n dhe gratë kanë kuptuar se s’është e nevojshme të vishesh si burrë, që të merresh seriozisht apo të të vlerësojnë për zotësinë. Një grua e zonja është një grua e zonja, qoftë me fustan apo kostum. Praktika e kostumit ama, ndiqet ende nga ata që e konsiderojnë veten të rinj ose të paragjykuar. Në rastin e Alketës, është absolutisht i justifikuar. Ishte hera e parë që moderonte në Itali, hera e parë në Sanremo, vinte nga një shtet i vogël që ka qenë gjithmonë inferior në sytë e italianëve dhe prandaj duhet të bënte çmos për ta paraqitur veten si një grua e fortë, e aftë dhe e përkushtuar.

A ia doli? Patjetër që po.