Health News

OBSH sqaron: A rrezikoheni nga produktet ‘Made in China’ dhe kafshët shtëpiake?

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2020

OBSH sqaron: A rrezikoheni nga produktet ‘Made in China’ dhe

Pas përhapjes së koronavirusit Covid-19, një ndër pyetjet më të zakonshme online lidhet me rrezikshmërinë e produkteve “Made in China” dhe transmetimin e virusit përmes kafshëve shtëpiake, si qen dhe mace.

Siç e kemi theksuar në një tjetër artikull, nuk ka asnjë rrezik nga produktet që vijnë nga Kina, si për shembull pakot e porositura në Alibaba apo AliExpress. Edhe në rastin më të keq – e zëmë, një person i infektuar tështiu mbi çantën e porositur nga AliBaba, e nisi me postë dhe ra në duar marrësit – rreziku është thuajse zero. Mbi këtë virus specifik dihet shumë pak sepse është i ri, por simotrat e tij, SARS dhe MERS, mund të jetojnë vetëm për pak orë në sipërfaqen e një objekti. Që një pako të vijë nga Kina në Shqipëri, duhet të paktën një javë, kështu që virusi s’do të mbijetonte sa për të infektuar marrësin e pakos. Këta lloje virusesh mund të kalojnë nga njeriu në njeri.

Për sa i përket produkteve ushqimore me origjinë shtazore të importuara nga Kina, BE lejon vetëm ato produkte që respektojnë kërkesat e rrepta në lidhje me sigurinë ushqimore. Për këtë arsye, në çdo pikë doganore, BE ka kryer investigime dhe nuk ka lejuar udhëtarët që të mbajnë në bagazhe mish, produkte mishi, qumësht ose nënprodukte të tij.

Deri në këto momente, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ka asnjë raportim të transmetimit të Covid-19 përmes ushqimit.

Tjetër dilemë lidhet me kontaktin me kafshët shqëpiake. A përbëjnë ato rrezik?

Hulumtimet aktuale e lidhin koronavirusin me një lloj të caktuar lakuriqi nate që shitej nëpër tregjet në Wuhan, por nuk përjashtohen as kafshët e tjera. Megjithatë nuk ka asnjë provë shqetësuese se kafshët shtëpiake si qentë dhe macet përbëjnë rrezik infektimi. Por kjo s’do të thotë që të mos lani duart pasi keni qenë në kontat me kafshët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_media) on