Showbiz dhe TV

Në gjithë gjullurdinë Roza-Keisi, Stresi ishte i vetmi që u mendua, pastaj foli

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2020

Në gjithë gjullurdinë Roza-Keisi, Stresi ishte i vetmi që u

Në gjithë debatin (khëm) jokonstruktiv (khëm) mes Keisit dhe Roza Latit me në qendër ~Stresin~, ky i fundit ishte i vetmi që le të themi numëroi deri në 10 para se të shkruante diçka online. Në Story, Stresi qetësoi Keisin, bashkëshorten, duke i thënë se “askush në këtë botë, sa të jetë ai gjallë, s’mund ta ulë poshtë”.

Pastaj shtoi, “Në debate femrash s’kam ndërhyrë kurrë dhe s’kam ndërmend të ndërhyj”, pasuar nga fjalitë gjeniale, “por femrat mes vete i sqarojnë më mirë punët e tyre mendoj unë” dhe “thjesht flisni nëpër inbox të paktën ça keni e jo në publik”. Heshtje trepikëshi.

Në gjithë gjullurdinë Roza-Keisi, Stresi ishte i vetmi që u