Me frikën e përhapjes së koronavirusit, dezinfektuesit e duarve dhe letrat e lagura me efekte antibakteriale janë disa nga produktet më të kërkuara në farmaci dhe dyqane, sa vështirë t’i gjesh më. Në një pjesë të tyre, në pjesën e pasme, shkruhet se kanë efekte pozitive kundër koronavirusit, gjë që mund të jetë pak e dyshimtë për faktin se ka pak muaj që koronavirusi u përhap.
Në këtë pikë, lind nevoja të theksojmë se koronavirusët janë një familje virusësh, ku Covid-19 është një gjini specifike e tyre.
Përgjithësisht kanë karakteristika të ngjashme, megjithëse është e paqartë se çfarë na mbron vërtet nga Covid-19, sepse nuk është studiuar ende plotësisht.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të përdorini dezinfektues duarsh për shkak se Covid-19 ka një ngjashmëri 80% me virusin SARS, ku dezinfektuesit patën efekt.
Pra, ka prova se dezinfektuesit vrasin koronavirusin, megjithëse jo domosdoshmërisht Covid-19. Sigurisht që siç e thamë më sipër, për aq kohë sa ka karakteristika të ngjashme me të tjerë virusë, nuk është aspak e dëmshme t’i përdorni.
- A do ta ngadalësojë pranvera koronavirusin?
- Koronavirusi prag pandemisë: Në Shqipëri asnjë rast i konfirmuar
- Koronavirusi: Rreziku sipas grupmoshave
- Si t’i përdorni si duhet maskat kirurgjikale
- Grip, ftohje apo koronavirus? Ku qëndron ndryshimi
- Si të mbrosh veten: Masat kryesore që parandalojnë koronavirusin