Health News

Koronavirusi: Si është situata me prodhimin e vaksinave?

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2020

Koronavirusi: Si është situata me prodhimin e vaksinave?

Si funksionojnë vaksinat?

Vaksinat luftojnë viruset dhe bakteret e sistemit imunitar. Ato mbrojnë trupin nga ata që njihen si “pushtues”, i luftojnë këto trupa dhe pastaj mësojnë organizmin si t’i luftojë ato. Kur njerëzit ekspozohen sërish ndaj virueseve ose baktereve, trupi i tyre ka të gjithë mekanizmin e duhur për t'i luftuar.

Deri ku ka shkuar puna për shpikjen e një vaksine kundër koronavirusit?

Studiuesit kanë zhvilluar disa lloje vaksinash, të cilat po testohen te kafshët.

Nëse krijohet vaksina e duhur, sa kohë do të duhet për t’u prodhuar në masë?

Nëse vaksinat e testuara te kafshët kanë rezultat, mund të provohen te njerëzit në fund të vitit. Edhe nëse puna e shkencëtarëve përparon për sa i përket gjetjes së vaksinës, do të duhet një punë masive për prodhimin e saj.

A do të funksionojnë njësoj te të gjithë njerëzit?

Është pothuajse e pashmangshme që vaksina të jetë më pak e suksesshme te njerëzit e moshuar. Kjo nuk lidhet me vaksinën në vetvete, por me sistemin imunitar, që në këtë rast nuk i përgjigjet mirë.

A do të ketë efekte anësore?

Të gjithë medikamentet, madje edhe paracetamoli, kanë efekte anësore. Por pa prova klinike është e pamundur të dihet se cilat mund të jenë efektet anësore të një vaksine eksperimentale.