
Sot, në gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Jo vetëm që do të kremtohen arritjet e grave, por edhe do të vihen në dukje pengesat që hasin dita ditës. Nëse doni të përfshiheni ose të kuptoni domethënien, ja gjithçka që duhet të dini:
Kur filloi?
Edhe pse u njoh nga Kombet e Bashkuara në 1977, Dita e Gruas e ka zanafillën në fillim të shekullit të 20, kur nisën protestat për punë në Amerikën e Veriut dhe Europë. Gjatë Lufës së Parë Botërore, anëtarët e lëvizjes së grave në Rusi , festuan Ditën e parë të Gruas më 8 mars 1913 për të protestuar luftën. Një vit më vonë, në të njëjtën datë, gratë në gjithë Europën u mblodhën në tubime për solidaritet.

Pas Luftës së Dytë Botërore, thuajse të gjithë shtetet filluan ta përdornin 8 marsin si ditën e të drejtave të grave. Më shumë se një shekull më vonë, më 8 mars mbahen evente dhe marshime të pafundme për të kremtuar arritjet e grave dhe për të luftuar për barazi.

Çfarë ndodh sot?
Kombet e Bashkuara po fokusohen në barazinë gjinore dhe të drejtat e gjithë grave dhe vajzave. Tema është: “Unë ja Barazia e Brezave: Të kuptojmë të drejtat e grave.”
“2020-a është një vit shumë i rëndësishëm për barazinë gjinore,” tha Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtoresha ekzekutive e UN Women. “Përfitimet e barazisë gjinore nuk i korrin vetëm vajzat dhe gratë, por të gjithë ata që do t’u ndryshojnë jetët nga një botë e drejtë që nuk shkel askënd.”
Burimi: CNN