Muajin e kaluar, Bad Bunny ishte në “The Tonight Show” për të promovuar albumin e tij “YHLQMDLG”, i cili u bë albumi më i suksesshëm i të gjitha kohërave në gjuhën spanjolle në listat e Billboard. Në program, Bad Bunny këndoi “Ignorantes”, i veshur me një xhaketë rozë dhe fund të zi. Në bluzë shkruhej, “Mataron a Alexa, no a un hombre con falda”, që përkthehet “Ata vranë Alexa-n, por jo një burrë me fund”. Veshja ishte një referencë për Alexa Negrón Luciano, një grua transgjinore e pastrehë, e cila u vra brutalisht muajin e kaluar në Toa Baja, Porto Riko.
Këngëtari e veshi fundin në shenjë solidariteti, mirëpo edhe në setin fotografik për albumin e tij shfaqet me një tjetër fund, të kombinuar me bluzë bezhë dhe atlete. Pak kohë më parë, Bad Bunny u tha redaktorëve të Vogue se “kjo veshje ishte e preferuara e tij”. “E dua këtë veshje, por nuk kam shumë,” tha ai, duke lënë të nënkuptuar se ka në plan të veshë më shumë funde dhe fustanë.
View this post on Instagram
Në janar, pas publikimit të këngës “Caro”, Bad Bunny, një mbrojtës i komunitetit LGBTQ, u përfol se po dilte hapur si një individ queer. Në “Caro”, Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, shihej teksa lyenti thonjtë me manikyr.
Shën.red: Queer (e çuditshme) – Q tek LGBTQ+ (lesbike, gay, biseksual/e, transgjinor/e, queer) i referohet individëve që nuk janë të sigurtë për orientimin e tyre seksual dhe/ose identitetin gjinor.
Në një intervistë për Los Angeles Times, 25-vjeçari u shpreh se “nuk e përcakton seksualiteti i tij”. “Në fund të fundit, nuk e di nëse 20 vite më vonë do të pëlqej një burrë. Askush nuk e di. Për momentin jam heteroseksual dhe më pëlqejnë gratë.”