Organizata Botërore e Shëndetit mbajti para pak minutash deklaratën e përditshme për shtyp. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH, tha se janë identifikuar më shumë se 118 mijë raste në 114 shtete dhe se kanë humbur jetën 4291 njerëz. Koronavirusi është përhapur mjaftueshëm sa për t’u quajtur pandemik.
Drejtori i përgjithshëm tha: “Pandemi nuk përdoret me moskokëçarje. Si fjalë, nëse keqpërdoret, mund të shkaktojë frikë, pranimin e gabuar se s’kemi pse luftojmë më dhe sjell vuajtje dhe vdekje të panevojshme.
“Duke e përshkruar situatën si pandemike, OBSH nuk ndryshon vlerësimin e rrezikut për këtë koronavirus. Nuk ndryshon planin e punës dhe nuk ndryshon masat e ndërmarra nga shtetet.”
Burimi: The Guardian