Hostel by Anabel

Pse po zihen gocat e Hostelit dhe a është serioze?

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2020

Pse po zihen gocat e Hostelit dhe a është serioze?

“Shumë vrer në atmosferë,” shkruan një ndjekëse në Instagram. “Sa shumë negativitet,” thotë një tjetër, në YouTube kësaj rradhe. “Kështu është shoqëria sot,” “Shembull shoqesh është ky?” dhe “Shumë debate, zënka. Goca, më me qetësi” janë vetëm disa nga komentet e lëna për episodin e dytë të “Hostel by Anabel: Si n’jetë.” Në shumicën e episodit, vajzat konfrontohen me njëra-tjetrën për një sërë arsyesh dhe le të themi që shikuesit s’ishin dhe aq të lumtur.

Së pari, Alberta e futi veten në grackë kur nuk i tha Deas se do të dizenjojë vetë këndin e shtëpisë ku do të jetojë me Ernestin. Natyrisht Dea u mërzit sepse iu besua asaj arredimi dhe kot nuk thonë, dy kuzhinierë e lënë gjellën pa kripë. Dy interierë, e lënë shtëpinë pa jastëkë i bie? Gjendja mes tyre u përshkallëzua gjatë darkës së Krishtlindjes, me dhuratën pasivo-agresive të Deas për Albertën: një letër higjenike për çifte. Alberta s’e vrau mendjen shumë, por ndoshta bëri gabim. Edhe letra, sado e butë, mund të të lëndojë.

Ndërkohë, marrëdhënia e Megit dhe Anës është në shkrirje e sipër. Që kur Megi dhe Viola e harruan në autostradë, ndihet ftohtësia mes tyre. Gjatë darkës, Ana i dhuroi Violës një palë syze shumëngjyrëshe, bashkë me një përshkrim cimbitës. Viola u mërzit sepse ajo nuk mban kurrë syze dhe kush e njeh prej tre vitesh, kaq duhej ta dinte. Minimumi, apo jo.

Ana ishte gjithashtu qendra e një tjetër debati. Në një moment të pacaktuar, ajo kishte hequr nga lista e Close Friends në Instagram Violën dhe Albertën, por nuk mund ta shpjegonte pse.

Kur i përshkruan kështu, apo kur i sheh në ekran të ndodhin mes njerëzish që s’i njeh, ngjajnë absurde. Por mendojeni si për vete. Nëse një shoqe prej të paktën tre vitesh do t’ju hiqte nga Close Friends, nuk do të shqetësoheshit mos ka diçka që nuk shkon? Nëse një shoqe ju dhuron syze, kur ju e keni bërë shumë të qartë që nuk mbani syze, a nuk do mërziteshit nga mungesa e vëmendjes? Nëse një shoqe fut hundët në punën tuaj, kur më parë ka shprehur besim, a nuk do mërziteshit? Sigurisht që po. Vetëm se jo të gjithë e shprehin zhgënjimin apo mërinë në ekran, në sy të qindra mijëra njerëzve.

A është serioze? Me dëshirë dhe dashuri janë zgjidhur e falur zënka më të mëdha se këto, por ju do e zbuloni në episodin tjetër.

Komente:

Pse po zihen gocat e Hostelit dhe a është serioze?

Pse po zihen gocat e Hostelit dhe a është serioze?

Pse po zihen gocat e Hostelit dhe a është serioze?

Pse po zihen gocat e Hostelit dhe a është serioze?

Pse po zihen gocat e Hostelit dhe a është serioze?

Pse po zihen gocat e Hostelit dhe a është serioze?

Pse po zihen gocat e Hostelit dhe a është serioze?