Sot

Çfarë dite është sot?

Shkruar nga Anabel

1 Prill 2020

Çfarë dite është sot?

Sot është 1 prill 2020, e mërkurë, të paktën në Shqipëri. Në disa vende të tjera, është 2 prill.

Në njëfarë niveli, koha është një iluzion. Si krijesa tre dimensionale që jemi, duhet t’i bindemi ecjes përpara të kohës, por perceptimet që respektojmë për kohën janë të shpikura. Njerëzit shpikën vitin. Njerëzit shpikën muajin. Njerëzit shpikën ditën, orën, minutën, sekondën.

Këto ndarje nuk janë arbitrare – tokës i duhen vërtet rreth 365 e ditë të bëjë një rrotullim të plotë rreth diellit – por krijimi i këtyre ndarjeve nuk ishte i pashmangshëm. Sistemi ynë numerik ka bazë dhjetën me shumë mundësi sepse kemi dhjetë gishta; ne e kuptojmë kohën kështu si e kuptojmë thjesht sepse u evoluuam në këtë planet, duke u rrotulluar rreth këtij dielli.

Koha, të paktën koha që kuptojmë ne, është gjithashtu nënprodukt i kapitalizmit. Në artikullin e tij shkencor të vitit 1967, “Disiplina e Punës dhe Kapitalizmi Industrial,” E. P. Thompson shkruan se në kulturat e hershme të njerëzimit, ndarjet e kohës ishin një mënyrë e përgjithshme për të kuptuar kur lindte dielli dhe kur perëndonte, kur ndryshonin stinët. Por kur industrializimi u kthye në normalitet, koha u shndërrua në një sistem të mekanizuar që s’i hynte më në punë atyre që e shpikën. Çdo ditë e më shumë, shërbenim në funksion të kohës sepse në këtë mënyrë ata që zotëronin kapitalin mund të monitoronin më mirë ata që punonin.

Në nivelin më bazë, do ta kuptojmë gjithmonë kohën. Dielli lind, dielli perëndon. Edhe pse mund të jemi brenda, dhe ky proces dëshmohet më me vështirësi, asgjë nuk e zhbën ciklin e ditës dhe natës. Çfarë humbet, teksa një ditë shndërrohet në tjetrën, është përkufizimi mekanistik i kohës, përkufizimi kapitalist i kohës, përkufizimi industrial i kohës. Nuk e dimë çfarë dite është, por e dimë që është një ditë e re.

Burimi: Vox