Marrëdhënia juaj me partnerin po arrin në një fazë kritike tani që Saturni është zhvendosur përkohësisht në shtëpinë e shtatë të martesës. Dashuria dhe angazhimi janë bërë tema serioze për ju dhe duhet të kuptoni si ndiheni. Nëse jeni duke dalë me dikë, mund të ndjeni nevojën që të martoheni ose nëse jeni martuar tashmë, do të gjeni mënyra për t’u lidhur më shumë me partnerin/en.
Bashkëpunimet dhe angazhimet e biznesit janë gjithashtu në vëmendjen tuaj dhe nëse njëri nga partnerët është i dobët, do ta vëreni. Së shpejti, Saturni do t’ju bëjë që të përmirësoni marrëdhëniet, ose të zgjidhni të largoheni.
Marsi, planeti i veprimit, po ju shtyn që t’i doni gjërat tani, por universi jo gjithnjë vepron sipas axhendës suaj. Këtë muaj, Marsi do të orbitojë afër Saturnit, prandaj do të duhet të jeni të durueshëm. Saturni, planeti që na kërkon të shikojmë rrugën e gjatë përpara, do të largohet nga shtëpia e martesës, partneritetit dhe biznesit më 1 korrik. Tani e tutje deri më 1 korrik, do të duhet të vrojtoni me hollësi çdo detaj.
Nëse jeni në një marrëdhënie romantike, por nuk ndiheni mirë, këtë muaj mund të merrni një vendim – do të duhet të largoheni apo të qëndroni. Saturni do të forcojë ndjenjat duke ju bërë të dashuroheni më shumë, ose të zhgënjeheni.
Nëse mendoni se marrëdhënia juaj ka shpresë, atëherë mund të bëni terapi në çift. Dashuria është e brishtë dhe nëse e keni gjetur, ushqejeni.
Para se të mbarojë muaji, ka të ngjarë të merrni një lajm befasues për karrierën, së bashku me lëvdata, një promovim, një ofertë prestigjioze për një firmë konkurruese ose publicitet.
Marrëdhënia juaj me dikë me të cilin jeni përfshirë romantikisht do të përmirësohet. Saturni ka lëvizur nga Bricjapi dhe është zhvendosur te Ujori, një situatë e përkohshme kjo, sepse do të kthehet në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë.
Bricjapi është një shenjë që përzihet bukur me Virgjëreshën. Saturni ju bën të punoni për atë që keni arritur në jetë dhe arritjet tuaja do të jenë ato që do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë.
Nëse keni plane martese, mund të ndiheni të shqetëuar. Ka gjasa që të dëshironi fëmijë ndërsa partneri/ja jo, ndaj do të kuptoni që koncepti i martesës nuk është aq i lehtë sa dukej.
Nëse keni fëmijë, me Saturnin në shtëpinë e pestë, mund të jeni duke u përballur me faktin që të qenurit prind nuk është e thjeshtë. Sidoqoftë, situata do të përmirësohet nga korriku deri në mes të dhjetorit 2020.
Nëse keni probleme me lindjen e një fëmije të cilin e prisni prej kohësh, mundësitë janë të larta deri më 1 korrik.
Më 4 prill, një aspekt i bukur do t’i shtohet jetës romantike. Jupiteri (fat dhe lumturi) dhe Plutoni (përtëritje) do të punojnë fort që t’ju ndihmojnë të ndiheni më afër njëri-tjetrit. Provoni të gatuani bashkë dhe të bëni të tjera aktivitete nën shoqërinë e tij/saj.
Nëse jeni beqarë dhe nuk po dilni me dikë, është e vështirë të takoni njerëz në situatë pandemie. Nëse keni filluar miqësi me dikë, diçka e re mund të lulëzojë ngadalë.
Hëna e plotë në Peshore në 7 prill do të mbyllë një çështje financiare. Mund të paguani një faturë të madhe ose mund të vendosni të blini diçka. Nëse jeni gati të negocioni për marrëveshje ose rritje të pagës, bëjeni në ditë kur Hëna është e plotë, si 7 prilli.
Puna do të ketë projekte interesante dhe do të jeni të zellshëm që të punoni, qoftë edhe jashtë shtëpisë. Jini të përgatitur. Gatishmëria juaj gjatë takimit me klientë/partner do të jetë mbresëlënëse, pasi si Virgjëreshë, jeni gjithnjë të gatshëm të punoni. Programoni një takim në Zoom a FaceTime.
Hëna e re e 22 prillit në Dem do të ketë të papritura për ju. Mund të merrni një detyrë mediatike (botim, transmetim) ose të përfundoni ndonjë kurs online. Mund të lexoni libra ose të shkruani skenarë si edhe t’u bashkheni klubeve të librave në internet për të disktutuar.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.