Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

2 Prill 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Peshorja dhe Akrepi

Këtë vit, do të keni të bëni me prona, falë takimit të fatsjellësit Jupiter dhe Plutonit transformues. Këta planetë do të takohen tre herë gjatë 2020-s, një herë në 4 prill, më pas në 29-30 qershor dhe së fundi më 12 nëntor. Jupiteri dhe Plutoni do të jenë pranë gjatë gjithë vitit dhe do të keni plot mundësi për të shijuar ambientin ku jetoni dhe familjen.

Në fillim të muajit, hëna e plotë e 7 prillit do të jetë në shenjën e Peshores që do të thotë se diçka me rëndësi të jashtëzakonshme për ju do të materalizohet. Ka mundësi që kjo hënë e plotë përfshin një vendim ose veprim të marrë nga partneri juaj në jetë ose biznes.

Gjithë muajin, Marsi do të qarkullojë në shenjën e Ujorit, në shtëpinë tuaj të pestë të romancës, kohës së lirë, sporteve dhe argëtimit, nga tani deri më 12 maj. Vështirë ta ktheni prillin në një muaj romantik, por nëse jeni beqarë, krijoni një miqësi tani që më vonë, pas pandemisë, të shndërrohet në diçka më shumë. Kontrolloni aplikacionet ose faqet për të njohur njerëz të rinj, por mos dilninga shtëpia për t’u takuar në person. Bisedat e gjata në telefon do t’ju ndihmojnë të njiheni më mirë.

Marsi në Ujor do ju mundësojë të shprehni kreativitetin. Do të keni kohë dhe motivim dhe Saturni do t’ju ofrojë disiplinën që ju nevojitet për të rafinuar idenë. Nisni sa më parë. Rezultati do të jetë arritja më e madhe e karrierës suaj – kushtet dhe rrethanat janë në favorin tuaj.

Afërdita do të jetë në shenjën e Binjakëve, një shenjë ajri si ju, që do të thotë se do të keni një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin ose të dashurin. Në hënën e plotë të 7 prillit, Afërdita do të kontaktojë të dashurin e saj, Marsin, dhe do t’ju bëjë më magnetik. Mërkuri nuk është më në prapavijë, që do të thotë se nëse keni pak para tepër nëpër duar, blini diçka online që ta vishni kur të marrë fund pandemia.

Hëna e re e 22 prillit në shenjën e Demit mund të ndryshojë situatën tuaj financiare, pasi do të sjellë lajme të papritura në lidhje me paratë e të tjerëve. Lajmet mund t’ju emocionojnë shumë ose aspak dhe duke marrë parasysh prezencën e Uranit, s’mund të flasim me siguri. Sidoqoftë, Afërdita, sunduesi juaj, do të jetë aktiv gjatë kësaj periudhe dhe me pak përpjekje nga ana juaj, gjërat do të marrin kthesën e duhur.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2020: Peshorja dhe Akrepi

Jeta ka ecur shpejt që prej fundit të janarit e deri në mars. Tani që jemi në prill, bëni mirë ta merrni me ngadalë që prej hënës së plotë të datës 7 e në vijim. Mund t’ju rëndojë një vendim në lidhje me shtëpinë ose prindërit. Si Akrep, përdoreni këtë kohë për të gjetur një zgjidhje për problemin që keni.

Marsi, një nga planetet tuaj sundues, do të qarkullojë sektorin e shtëpisë deri në mes të majit. Në këtë periudhë, mund të merrni vendime për familjen dhe shtëpinë dhe do të shihni rezultate më shpejt se zakonisht. Tregohuni të fortë dhe kini vetëbesim edhe kur haseni me pengesa ose pasiguri. Keni planetet në anën tuaj dhe instinkti do ju tregojë cila është gjëja e duhur. Pengesat që do të hasni në fillim të prillit do të largohen dhe do të keni mundësi të bëni gjithë ndryshimet që doni të bëni.

4 prilli mund t’ju sjellë një mundësi të artë për të fituar para. Në atë ditë, sunduesi juaj Plutoni do të orbitojë në sinkron me fatsjellësin Jupiter për herë të parë në 13 vjet. Ky është një bashkëpunim shumë fitimprurës, sidomos në terma financiarë. Do të ketë ndikim përgjatë gjithë 2020-s.

Nëse jeni pushuar nga puna, do të gjeni një tjetër edhe më të mirë. Duhet të keni dëshirë për ta gjetur ama. Kush kërkon, gjen.

Jupiteri dhe Plutoni do të takohen në sektorin e komunikimit dhe do të sundojnë gjithë kontratat, marrëveshjet, mediat, botimet, telekomunikimet dhe format e tjera digjitale si aplikacionet dhe podcast-et. Marrëveshjet kontraktuale, nëse janë negociuar me kujdes, premtojnë shumë. Këta dy planete do të takohen tre herë përgjatë vitit – më 4 prill, 29 qershor dhe 12 nëntor – dhe do ju ndihmojnë deri në mes të dhjetorit.

Mos u fiksoni në datat e listuara sepse këta planetë lëvizin shumë ngadalë dhe të mirat e tyre do t’i korrni përgjatë gjithë vitit. Nëse mendoni se Jupiteri pranë Plutonit s’është me rëndësi, mendoni për gjithë njerëzit që janë lindur në një moment të tillë – Bill Gates, Warren Buffet, Mick Jagger, Robert DeNiro dhe Mohandas Gandhi. Ka plot emra të tjerë në këtë listë, por e kuptoni idenë.

Hëna e re e 2 prillit në shenjën e Demit do t’ju sjellë lajme të papritura për partnerin në jetë ose biznes ose bashkëshortin. Nëse jeni të lidhur prej kohësh dhe jetoni bashkë, mund të shpërnguleni papritur ose mund t’i kërkoni partnerit të largohet nga shtëpia. Duhet të prisni deri në përfundim të pandemisë për t’u ndarë dhe s’i dihet kur përfundon.

Nëse bëhet fjalë për një situatë biznesi, do të haseni me një element të paparashikuar. Urani mund të nënkuptojë gjithçka – ndoshta një kontratë që do të firmosni, por para kësaj duhet të ndryshoni një klauzolë që s’i pëlqen partnerit. Kjo mund të shkaktojë një ngadalësim dhe rivlerësim të hapit të rradhës. Ndoshta partneri juaj në biznes prej vitesh do të lajmërojë largimin e tij. Ose krejt të kundërtat e këtyre situatave. Urani nuk ka vijë të mesme. Mund të shqetësoheni për paratë, por këto shqetësime nuk kanë baza. Paratë do të vijnë drejt jush nëse ruani qetësinë.