“Duket një episod shumë i bukur, mezi po pres ta shoh”, “Do jetë super”, “Mezi po pres”, “Kur do ta nxirrni në YouTube” janë disa nga komentet që lexohen në videon përmbledhëse të serisë së katërt të “Si n’jetë”, që për momentin numëron më shumë se 48,000 shikime vetëm në YouTube.
Siç mund ta keni lexuar, Megi, Dea dhe Viola nisen në Brezovicë dhe parë nga videoja, kanë...hmm... kanë aspak jo shumë aftësi në ski, gjë që sigurisht do të shkaktojë të qeshura pafund. Megjithatë nuk janë vetëm ndjekësit ata që u fiksuan me atmosferën e serisë së katërt, por mesa duket është një nga të preferuarat edhe të protagonisteve. Megi Pojani shkroi në Instagram: “Mezi po pres. Hosteli sot është i PAPARË”.
Seria e katërt nuk është ndryshe vetëm në përmbajtje, por edhe në parametra të tjerë teknikë. Në një Instagram Story, producentja dhe krijuesja Dalina Buzi, shkroi:
“Jam shumë e lumtur për bashkëpunimin me Nilor Film Production. Kjo seri e sotme e ‘Si n’jetë’ është një yll, jo vetëm në kontent, por në të gjithë parametrat teknikë: figurë, audio, montazh. Shumë rrallë prodhohen kualitete të tilla në terren në ekranet shqiptare dhe jemi shumë me fat që kemi mundësinë dhe lirinë të eksperimentojmë me bashkëpunime e ide të ndryshme. Ka kaq shumë njerëz të zotë në këtë vend.”