Letra e ditës

Gjëja më e çmendur që kam bërë gjatë pushimeve

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2020

Gjëja më e çmendur që kam bërë gjatë

Asgjë nuk ngjan me ndjesinë e pushimeve me shoqërinë. Aventurat, të papriturat dhe mëkatet e ëmbla që bëjmë me ose pa dashje. Në fund, të gjitha janë një kujtim i bukur që mezi pret t'i tregosh! 

Të frymëzuar nga udhëtimi në Brezovicë i Violës, Megit dhe Deas në episodin e katërt të Hostel by Anabel, "Si n'jetë", ndjekësit dërguan ndodhinë e tyre më të paparashikueshme gjatë pushimeve të tyre.

Gjëja më e çmendur që kam bërë gjatë

1. Vajzat që i ranë fiks nga Kina!

"Kinë 2017. Po bëja Erasmus me shoqen e ngushtë. Njëherë udhëtuam në dy qytete, secili udhëtim zgjati plot 24 orë me tren, ku ne qëndruam në këmbë. Pasi arritëm në qytetin e parë, hypëm në balonë ajri dhe kur mbaruam, kuptuam se kishim humbur trenin. Kemi pritur 8 orë në mes të natës, pa bukë, pa lekë dhe me shumë pak bateri në telefon. Në qytetin e dytë, shkuar për të intervistuar murgje dhe murgesha Shaolin. Të gjithë ishin shumë të mirë me ne, na ftuan për darkë, na bën dhurata dhe në fund na lejuan të futeshim në palestrën ku stërviten luftëtarët Kung Fu..."

Gjëja më e çmendur që kam bërë gjatë

2. Një ngjitje tjetër e pasuksesshme në borë...

"Unë punën me dëborën dhe dimrin i kam shumë keq. Njëherë bashkë me shoqërinë vendosëm të shkonim për piknik në Dajt, por thamë të bëjmë dhe ngjitje në mal. As pajisje me vete, as rrobat e duhura, asgjë. Ata ishin praktikuar, unë zero. Nisëm ngjitjen, unë s'dija ku hidhja hapat, këmbët më zhyteshin në dëborë, kurse pjesa tjetër kishin vazhduar goxha mirë. Ktheheshin herë pas here të më shihnin, ose më tërhiqnin, po unë s'kisha shpresë, vazhdoja rrëzohesha nëpër degë peme. Dy tre metra i kam marrë me rrëshqitje. Që atëherë nuk dua ta shoh borën me sy."

3. Historia e Dhërmiut që përsëritet

Shumë alkool, muzikë, humbje kontrrolli dhe pastaj, një kredhje në det aty nga ora 5 e mëngjesit!

4. Kur humb në Amsterdam

"Humba grupin me dy djem që sapo kisha njohur (ishin të grupit) në Amsterdam! Pastaj, kur pamë që ishim thjesht të tre të humbur nga grupi, vazhduam udhëtimin dhe shijuam Amsterdamin!"

Nëse ju duhet pak frymëzim për udhtimin e radhës, shihni serinë e katërt të Hostel by Anabel!