Kështu siç e lexuat, thuhet se Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë! Burime për Gazeta Blic bëjnë me dije se Sara, është në muajt e parë të shtatzënisë dhe se pas pak kohësh do të sjellë në jetë një vajzë!
Anabel.al u përpoq të kontaktonte me këngëtarin, por ende nuk ka një reagim nga ana e tij. Një lajm i tillë vjen surprizë fansat, por jo për dyshen. Ledri e ka thënë dhe më herët se ndihet gati për t'u bërë baba. Çifti është bashkë prej më shumë se dy vitesh, pavarësisht se reperi e bëri publike lidhjen me të vetëm pak muaj më parë.
Në intervistën e tij të fundit për NIN, Vula tha se Sarën e ka njohur pas një koncerti të tijin. Ajo ishte me shoqet e saj dhe nga të gjitha shoqet, Ledrit i pëlqeu Sara!