Gigi Hadid është gati në fund të pritjes së ëmbël, por kjo s'do të thotë që nuk ka mjaftueshëm fuqi apo durim për t'u marrë me rimodelimin e shtëpisë. Së fundmi, modelja ka ndryshuar dizajnin e shtëpisë së saj në Neë York dhe nga çfarë do të shihni në vazhdim, do të kuptoni se aty brenda është e gjithë bota e Gigi-it.
Përmes disa fotove të postuara në Instagram, Gigi tregoi se gjithë vitin e shkuar dhe tani e ka kaluar duke dizenjuar dhe kuruar atë që sot do të jetë "cepi i ëndrrave".
"Jam shumë e emocionuar që do të kalojë kohë nëpër këto cepa kaq të veçantë që janë bërë me ndihmën e krijuesëve të mi të preferuar, të cilët përqafuan idetë e mia dhe s'më morën për të çmendur."
Xhiroja fillon në dhomën e ndenjes, ku vihen re kolltuqe me ngjyra pafund!
Të varur në mur ka art, shumë art dhe gjëra vintage!
Ju prezantojmë me kuzhinën!
...dhe kabinat e veçanta të pastave të bëra vetë! Imagjinoni ç'makarona do të haen brenda asaj shtëpie!
Një pamje e largët e dhomës së saj të veshjes.
Në shtëpinë e Hadid mbizotërojnë tapetet, ngjyrat dhe shkallët prej druri!
Merrni gjithë kohën tuaj për të shijuar banjën dhe faqen e murit brenda saj, të mbuluar nga kopertinat e Neë Yorker.
Nëse ka diçka që nuk mungon në shtëpinë e saj, janë detajet.
S'mund të mos vini re stilolapsin gjigand të verdhë pranë derës së banjës dhe gjithë çfarë shkruhet në mure. Brenda kësaj shtëpie, jeni të sigurtë!
Burimi: BuzzFeed